Çfarë po ndodh me Instagramin, shumë llogari pezullohen?!

Instagrami reagon zyrtarisht...

Çfarë po ndodh me Instagramin, shumë llogari pezullohen?!

Përgjatë ditës së sotme shumë përdorues të aplikacionit të Instagram kanë pasur probleme, disa prej tyre u janë pezulluar llogaritë krejt papritur ndërsa të tjera janë ankuar për dështim të tij dhe versionit të internetit.

Lidhur me këtë shqetësim,  Instagram është përgjigjur se është në dijeni të çështjes: “Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me aksesin në llogarinë tuaj në Instagram. Po e shqyrtojmë dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin, duke e shoqëruar me hashtagun #instagramdown

Në profilet e pezulluar shfaqet një mesazh në të cilin thuhet se: “Përdoruesit kanë 30 ditë kohë nga ana e Instagramit për të verifikuar llogarinë dhe nëse ky i fundit nuk është në gjendje të konfirmojë identitetin e përdoruesit, ai do të bllokohet përgjithmonë”.

 

Ky mesazh nuk është pritur aspak mirë nga përdoruesit, të cilët e quajnë aspak korrekt arsyen e mbylljes së llogarisë së tyre.