Interneti me shpejtësinë më të lartë Starlink mbërrin në Shqipëri. Elon Musk jep lajmin…

Interneti satelitor Starlink ka mbërritur edhe në territorin e Shqipërisë, njoftoi kompania amerikane. Në rrjetin social X, Starlink njoftoi se tani është në dispozicion interneti me shpejtësi të lartë.

Shqipëria shfaqet edhe në hartën e mbulimit të internetit satelitore, si zonë aktive me këtë internet. Starlink është një kompani e udhëhequr nga miliarderi Elon Musk.

Edhe disa vende të rajonit, si Maqedonia e Veriut dhe Kroacia, e kanë këtë rrjet interneti.

Elon Musk ka njoftuar përmes një postimi në platformën X, se sateliti Starlink tashmë përfshinë edhe vendin tonë, Shqipërinë.

 

Si funksionon Starlink?

Rrjeti Starlink lëshohet në hapësirë ​​përmes antenave satelitore dhe përdoruesi duhet të paguajë për antenën e shpërndarjes dhe faturën e aksesit në internet. Ky internet mbulon një zonë shumë të madhe gjeografike të shpërndarjes.

Starlink zakonisht punon në një model abonimi mujor. Tarifa mujore mbulon shërbimin e internetit dhe është një tarifë fikse që ofron akses pa asnjë limit të të dhënave. Përveç internetit në faturën vjetore përfshihen edhe shërbime të tjera.

Çmimi i tij mund të ndryshojë në varësi të vendndodhjes së klientit. Kompania amerikane trajton automatikisht përditësimin e softuerit.

Elon Musk i ka mundësuar ushtrisë ukrainase të përdorë internetin satelitor falas në luftën me Rusinë.

Edhe Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur entuziast për këtë zhvillim, duke i dhënë mirë se ardhjen…