Samsung Electronics njoftoi strategjinë e tij të re mjedisore, një përpjekje
gjithëpërfshirëse për t'u bashkuar me përpjekjet globale për të ndaluar e trajtuar ndryshimet klimatike. Kjo
strategji përfshin angazhimin për të arritur zero emetime neto të karbonit në të gjithë ndërmarrjen dhe
planifikon të përdorë më shumë energji të rinovueshme, si dhe për të investuar dhe hulumtuar teknologji
të reja për të zhvilluar produkte me efikasitet energjie, për të rritur ripërdorimin e ujit dhe për të zhvilluar
teknologjinë e kapjes së karbonit.
Në zemër të angazhimit të ri është arritja e emetimit neto zero të karbonit për të gjitha operacionet në
Repartin e Eksperiencës së Pajisjeve (Device Experience- DX) deri në vitin 2030, dhe në të gjitha
operacionet globale, duke përfshirë Repartin e Zgjidhjeve të Pajisjeve (DS), nga 2050. Reparti DX
përfshin bizneset e të kompanisë lidhur me pajisjet elektronike të konsumit, duke përfshirë Mobile
Experience, Visual Display, Digital Appliances, Networks dhe Pajisjet Shëndetësore dhe Mjekësore,
ndërsa Divizioni DS përfshin bizneset e Memory, System LSI dhe Foundry.
Samsung Electronics i është bashkuar gjithashtu RE100, një nismë globale e dedikuar për të ndjekur 100
për qind energjinë e rinovueshme. Si pjesë e këtij angazhimi, kompania planifikon të përmbushë nevojat
për energji elektrike të të gjitha tregjeve ndërkombëtare ku operon, jashtë Koresë, me energji të
rinovueshme brenda pesë viteve.
Plani i ri bazohet në përpjekjet ekzistuese të Samsung Electronics rreth çështjes së klimës, duke zgjeruar
ndjeshëm fushën e programeve dhe investimeve të saj. Samsung do të zhvillojë teknologji të reja dhe do
të zbatojë praktika të mëtejshme të qëndrueshme për të mundësuar një të ardhme më të mirë për të
gjithë.
“Kriza klimatike është një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë. Pasojat e mosveprimit janë të
paimagjinueshme dhe kërkojnë kontributin e gjithësecilit prej nesh, duke përfshirë bizneset dhe qeveritë,”
Samsung po i përgjigjet kërcënimeve të ndryshimeve klimatike me një plan gjithëpërfshirës që përfshin
reduktimin e emetimeve, praktikat e reja të qëndrueshmërisë dhe zhvillimin e teknologjive dhe produkteve
inovative që janë më të mira për planetin tonë.”- tha Jong-Hee Han, Zëvendës Kryetar dhe CEO i
Samsung Electronics.
Angazhimi mjedisor i Samsung Electronics përfshin gjithashtu një përpjekje të gjerë të kompanisë për të
përmirësuar qarkullimin e burimeve gjatë gjithë ciklit jetësor të produktit, nga marrja e lëndëve të para deri
te riciklimi dhe asgjësimi. Plani detajon gjithashtu investimet në teknologjitë e reja për të reduktuar
emetimet nga gazrat e procesit, si dhe për të reduktuar konsumin e energjisë në produktet e konsumit.
Kompania gjithashtu planifikon të eksplorojë teknologjitë e kapjes dhe përdorimit të karbonit dhe të
trajtojë grimcat e dëmshme të ajrit.
Duke njohur nevojën për qasje inovative rreth qëndrueshmërisë mjedisore, Samsung Electronics do të
investojë mbi 5 miliard Eur në iniciativat e saj mjedisore deri në vitin 2030, duke përfshirë reduktimin e
gazrave të procesit, ruajtjen e ujit, zgjerimin e grumbullimit elektronik të mbetjeve dhe reduktimin e
ndotësve. Shifra e investimit përjashton kostot që lidhen me zgjerimin e përdorimit të energjisë së
rinovueshme.
Zero Emetime Neto Direkte dhe Indirekte të Karbonit deri në vitin 2050
Samsung Electronics planifikon të arrijë zero emetime neto direkte dhe indirekte të karbonit deri në vitin
2050, me Repartin DX që të arrijë qëllimin e tij deri në vitin 2030. Duke arritur zero emetime neto të
karbonit direkt dhe indirekt, Samsung Electronics pret të reduktojë ekuivalentin e rreth 17 milionë tonëve
dioksid karboni -emetimet ekuivalente (CO2) bazuar në shifrat e vitit 2021.
Për të nxitur këto përpjekje, Samsung Electronics do të investojë shumë në teknologjitë inovative për
pajisjet e trajtimit që reduktojnë emetimet e karbonit. Kompania planifikon të zhvillojë teknologji të reja për
të reduktuar ndjeshëm gazrat e procesit - një nënprodukt i prodhimit të gjysmëpërçuesve - dhe të
instalojë pajisje trajtimi në linjat e saj të prodhimit të gjysmëpërçuesve deri në vitin 2030. Samsung
Electronics do të vazhdojë të zgjerojë facilitetet e përdorimit të nxehtësisë së shkuar dëm dhe të
konsiderojë futjen e burimeve elektrike të nxehtësisë për të reduktuar LNG përdorimin e bolierit.
Metodat e furnizimit me energji të rinovueshme të kompanisë do të përfshijnë, por pa u kufizuar vetëm në
këto pika, nënshkrimin e marrëveshjeve të blerjes së energjisë (PPA), blerjen e certifikatave të energjisë
së rinovueshme dhe pjesëmarrjen në programet e çmimeve të gjelbra.
Gjysmëpërçues me fuqi jashtëzakonisht të ulët dhe produkte elektronike me efikasitet energjetik
Samsung Electronics planifikon të përdorë teknologji të reja me fuqi të ulët për të reduktuar konsumin e
energjisë në pajisjet elektronike të konsumit të përditshëm. Kjo përfshin zhvillimin e çipave të rinj të
memories me fuqi ultra të ulët që synojnë të reduktojnë ndjeshëm konsumin vjetor të energjisë së
produkteve të memories të përdorura në qendrat e të dhënave dhe pajisjet telefonike deri në vitin 2025
krahasuar me produktet aktuale.
Kompania do të zbatojë gjithashtu teknologji me energji të ulët në modelet kryesore të shtatë produkteve
elektronike të konsumit – telefonat inteligjentë, frigoriferët, makinat larëse, kondicionerët, televizorët,
monitorët dhe kompjuterat– me synimin për të ulur nivelet e konsumit të energjisë me një mesatare prej
30 për qind në vitin 2030 krahasuar me produktet me të njëjtat specifika në vitin 2019.
Në vazhdim, Samsung Electronics do të vendosë objektiva reduktimi afatmesëm dhe afatgjatë për
emetimet e zinxhirit të vlerës. Samsung Electronics do të fokusohet gjithashtu në qasjet e reja për të
reduktuar emetimet në fusha të tilla si zinxhirët e furnizimit, logjistika dhe qarkullimi i burimeve, si dhe në
mbështetjen e furnizuesve në përcaktimin e objektivave të tyre të emetimeve dhe përpjekjet për reduktim.
Maksimizimi i qarkullimit të burimeve në të gjithë ciklin jetësor të produktit
Samsung Electronics ka krijuar një laborator të ri të ekonomisë-qarkulluese për të kryer kërkime
gjithëpërfshirëse mbi teknologjitë e riciklimit të materialeve dhe proceset e nxjerrjes së burimeve nga
mbeturinat me synimin për të aplikuar këto teknologji për të maksimizuar qarkullimin e burimeve. Përveç
kësaj, Samsung Electronics planifikon të krijojë një sistem deri në vitin 2030 në të cilin mineralet e nxjerra
nga të gjitha bateritë e mbetura të grumbulluara mund të ripërdoren.
Gjithashtu deri në vitin 2030, kompania synon që 50 për qind e plastikës të përdorur në produktet e saj të
përfshijë rrëshirë të ricikluar. Në vitin 2050 kjo shifër do të rritet në 100 për qind. Galaxy Z Fold4 tashmë
është dizajnuar për të inkorporuar plastikë të ricikluar nga rrjetat e peshkimit të hedhura dhe mbetje të
tjera detare, dhe ky sukses i parë së shpejti do të zgjerohet në produkte të tjera.
Për të adresuar qëndrueshmërinë pas përdorimit të produktit, Samsung Electronics planifikon të zgjerojë
fushën e sistemit të saj elektronik të grumbullimit të mbetjeve nga afërsisht 50 vende në rreth 180 vende
deri në vitin 2030. Nëpërmjet kësaj, kompania planifikon të mbledhë 10 milion ton mbetje elektronike
midis 2009 dhe 2030, objektivi më i lartë në industri dhe 25 milionë tonë deri në vitin 2050. Samsung
Electronics do të promovojë gjithashtu në mënyrë aktive një program riciklimi që mbledh telefonat
inteligjentë të përdorur dhe i ripërdor për qëllime të tjera si pajisjet IoT (Internet of Things).
Ruajta e ujit dhe masa për trajtimin e ndotësve
Për Repartin DX, kompania planifikon të promovojë ripërdorimin e ujit duke përmirësuar pajisjet e saj të
trajtimit të ujit dhe të rivendosë të njëjtën sasi uji që konsumon deri në vitin 2030 përmes projekteve të
restaurimit të ujit, si përmirësimi i cilësisë së ujit dhe rehabilitimi i përrenjve.
Njëkohësisht, Reparti DS synon të aplikojë teknologji të reja që eleminojnë ndotësit e ajrit dhe ujit të
emetuar gjatë procesit të prodhimit të gjysmëpërçuesve dhe t'i trajtojnë ato përpara se të shkarkohen për
të siguruar që mos të kenë pothuajse asnjë ndikim në mjedis nga viti 2040.
Në mbarë kompaninë, Samsung Electronics planifikon të marrë një certifikatë të nivelit platinium Zero
Waste to Landfill të lëshuar nga organizata globale e certifikimit të sigurisë Underwriters Laboratories
(UL) për të gjitha operacionet globale deri në vitin 2025.
Investimi dhe zhvillimi i teknologjive inovative për një të ardhme të qëndrueshme
Instituti i Kërkimit të Kapjes së Karbonit u krijua brenda Institutit të Teknologjisë së Avancuar të Samsung
(SAIT) në shtator 2021, i pari i këtij lloji në industrinë e gjysmëpërçuesve. Misioni kryesor i Institutit është
të zhvillojë dhe komercializojë teknologjitë e kapjes dhe përdorimit të karbonit që bëjnë të mundur ruajtjen
e karbonit të çliruar nga vendet industriale dhe shndërrimin e tij në një burim të përdorshëm. Teknologjitë
e zhvilluara nga Instituti do të aplikohen fillimisht në linjat e prodhimit të gjysmëpërçuesve pas vitit 2030
dhe më pas në pjesë të tjera të kompanisë si dhe në furnitorët e saj.
Kompania gjithashtu do të zhvillojë teknologji të ajrit të pastër, duke përfshirë sisteme të reja filtrimi, për të
reduktuar grimcat dhe planet për të zgjeruar përdorimin në komunitetet lokale nga viti 2030.
Për më tepër, Samsung Electronics planifikon të identifikojë dhe investojë në startup-e që mbështesin
teknologjitë inovative të gjelbërta. Kompania është gjithashtu e përkushtuar në nxitjen e ideve dhe
mbështetjen e projekteve që trajtojnë ndryshimet klimatike përmes C-Lab të saj, inkubacionit të
sipërmarrjeve të brendshme dhe programit të përshpejtuar të startup-eve të jashtme.
Përgjegjësia dhe ndjekja e progresit
Për të siguruar përgjegjshmërinë e kompanisë në këtë rrugëtim, Samsung Electronics do t'i verifikojë
objektivisht përpjekjet e saj nga organizatat e caktuara. Performanca e kompanisë do të vlerësohet
nëpërmjet pjesëmarrjes në sistemin e certifikimit të Institutit Samsung të Strategjisë EHS dhe do të
verifikohet nga një Komitet Verifikimi i Reduktimit të Karbonit që përfshin ekspertë të palëve të treta.
Kompania ka zhvilluar udhërrëfyesin e zbatimit për çdo qëllim të vendosur mjedisor, duke përfshirë
objektivat e ekonomisë neto zero dhe ekonomisë qarkulluese, dhe do të gjurmojë progresin dhe do të
sigurojë zbatim të fuqishëm përmes Këshillit të Qëndrueshmërisë, i kryesuar nga CEO, dhe Komitetit të
Qëndrueshmërisë, i përbërë nga drejtorë të jashtëm.
***
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese.
Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve
dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të
rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën
http://news.samsung.com.