TikTok lançon një program të ri për të ndihmuar agjencitë e marketingut të arrijnë audiencën e tyre

TikTok lançon një program të ri për të ndihmuar agjencitë e marketingut të arrijnë audiencën e tyre.

TikTok po lançon një program të ri Universitar të CAP (Creative Agency Partnerships) që është krijuar për të ndihmuar kryesisht  agjencitë e marketingut  të bëhen "ekspertë të TikTok"

Kompania thotë se programi pesë-javor do t'u mësojë të regjistruarve se çfarë duhet të dinë rreth TikTok dhe si të përdorin platformën për të përmirësuar marketingun e tyre.

Qëllimi i Universitetit CAP është që ta çojë në një tjetër nivel krijimtarinë nëpërmjet Tik Tok duke e quajtuar atë platforme argëtimi me shtrirjen më të madhe në botë.

Pas përfundimit të programit, të regjistruarit do të jenë në gjendje të drejtojnë biseda me klientët e tyre, të konceptojnë dhe krijojnë për platformën dhe të vazhdojnë të çojnë përpara biznesin e klientëve të tyre.

Më e rëndësishmja, të regjistruarit do të kenë një perceptim të ri rreth mundësive krijuese brenda dhe jashtë platformës.

Kurset do të organizohen si live webinar dhe do të fillojnë më 19 prill.