Elon Musk "godet" botën e teknologjisë !

Elon Musk blen aksione në Twitter në vlerë prej afro 3 miliardë dollarësh!

Lajmi se Elon Musk – i njohur më së shumti për punën e tij në SpaceX dhe Tesla – blen aksione në Twitter në vlerë prej afro 3 miliardë dollarësh,  goditi botën e teknologjisë në fillim të javës. 

Pas lajmit Aksionet e Twitter u rritën duke mbushur llogaritë e Musk njëkohësisht ato të investitorëve dhe punonjësve të tjerë të kompanisë.

Musk i konvertoi shpejt aksionet e tij pasive  të nesërmen, duke krijuar një tjetër cikël lajmesh rreth aktivitetit të tij të investimeve dhe të së ardhmes së rrjetit social 

Sipërmarrësi është një adhurues i përdorimit të Twitter-it, për të bërë lajm, për të tërhequr vëmendjen e kritikëve të tij dhe në përgjithësi për tu argëtuar më shumë se shumica e CEO-ve.