Facebook po shton mundësinë për të postuar Reels nga aplikacionet e tjera. Njoftimi u bë nga kompania e saj mëmë Meta.
Kompania po prezanton një integrim "Sharing to Reels", i cili do t'i lejojë zhvilluesit të bëjnë të lehtë për njerëzit që të ndajnë video nga aplikacionet e tyre drejtpërdrejt në Facebook.
“Pasi të integrohen, aplikacionet e palëve të treta do të kenë një buton Reels në mënyrë që njerëzit të mund të ndajnë video të shkurtra, më pas të personalizohen me mjetet e redaktimit të Reels si audio, tekst, efekte, content dhe stickers”- John McCarthy, drejtori i menaxhimit të produkteve të Meta.
Kompania thotë se kjo risi do t'i ndihmojë njerëzit të arrijnë audienca të reja në Facebook dhe bazohet në veçorinë e saj “Sharing to Stories”, e cila u lejon përdoruesve të ndajnë përmbajtje në Facebook Stories direkt nga aplikacionet e tjera.
Ajo e quan si një nga investimet më të mëdha në Meta, e cila ështe duke konkuruar edhe Tik Tok
Vet Mark Zuckerberg e ka quajtur TikTok një konkurrent të madh që po rritet me "një normë mjaft të shpejtë dhe në masë shumë të madhe"
Është e qartë se Meta e sheh integrimin e saj të ri me aplikacionet e palëve të treta si një mënyrë për të rritur popullaritetin dhe shtrirjen e Facebook Reels, ndërsa vazhdon të konkurrojë me TikTok.