Shqipëri, 24 shtator 2021 - Samsung Electronics ka njoftuar një bashkëpunim fantastik me Muzeun e Luvrit në Paris. Me këtë sipërmarrje, Muzeu i Luvrit është bërë një nga partnerët e Samsung Art Store, i cili është i disponueshëm në televizorin The Frame. Qëllimi i përbashkët i këtij bashkëpunimi është t’u mundësojë njerëzve në të gjithë botën të shijojnë veprat e artit.
Samsung, në bashkëpunim me Muzeun e Luvrit, ofron opsione të reja për përdoruesit e televizorit The Frame. Karakteristikë e veçantë e këtij televizori është dizajni i tij me korniza që jep përshtypjen e një fotografie të varur në mur, dhe tani janë 40 fotografi të reja të disponueshme në Art Store - përfshirë veprat e artit nga Luvri dhe fotografi të kësaj ndërtese fisnike. Kryeveprat si " Liria Drejton Popullin " nga Eugène Delacroix dhe "Dy qen gjuetie" nga Jacopo Bassano janë vetëm disa nga veprat e shumta të artit që do të pasurojnë bibliotekën. Falë teknologjisë së lartë Quantum Dot, e cila i bën ngjyrat më të gjalla dhe siguron një cilësi të përsosur të figurës, veprat e artit do të transferohen në ekranin e madh të televizorit, duke siguruar që të gjithë dashamirësit e artit të shijojnë kryevepra botërore nga komforti i shtëpisë së tyre.
Yann Le Toucher, Drejtues i zhvillimit, licencimit të markave dhe partneriteteve tregtare në Muzeun e Luvrit, në një intervistë ekskluzive për Sasmung Newsroom tha: "Ne jemi krenarë që jemi pjesë e partnerëve kryesorë në Art Store. Falë teknologjisë dhe inovacionit të Samsung, ne kemi mundësinë t'u japim njerëzve mundësinë të shijojnë kryeveprat e tyre të preferuar. Natyrisht, kjo nuk zëvendëson një vizitë në muze, por ne besojmë fuqimisht se mund të sjellë frymëzim dhe gëzim në shumë shtëpi."