Spot qeni robot i prodhuar nga Boston Dynamics tashmë ka një pronar të ri!

Hyundai Motor Group dha ekzaktësisht 1.1 miliardë dollarë duke marrë 50% të të drejtës së votës në kompaninë Boston Dynamics,në këtë mënyrë kontrrollon politikat financiare dhe operacionale të kësaj kompanie.

Të hënën, SoftBank lajmëroi se  Hyundai Motor Group zyrtarisht mori 50% të të drejtës së votës në kompaninë Boston Dynamics duke kontrrolluar politikat financiare dhe operacionale të kësaj kompanie, përfshirë këtu dhe robotin SPOT. Hyundai dhe SoftBank e shpallën marrëveshjen që vitin e kaluar por sot ajo kontrrollon rreth 80% të kompanisë Boston Dynamics.

Nuk është e qartë se cfarë dëshiron të përfitojë kompania Boston Dynamics por ajo që mund të themi është fakti që Hyundai është tepër i apasionuar pas robotëve. Hyundai ,kompania e madhe e prodhimit të automjetëve është shprehur se do të arrijë të prodhojë makina që ecin dhe ndoshta marrëveshja me kompaninë Boston Dynamics i leverdis për ta patur në skuadrën e tij.

Mesa duket cdo makinë e prodhuar nga Hyundai do vijë së bashku me një qen robot si SPOT!