WatchOS 7 u lançua nga mesi i shtatorit, por për disa përdorues të Apple Watch Series 3 kjo përkoi me fillimin e një serie problemesh që e bënë orën inteligjente gati të paoperueshme. Shumë përdorues kanë ndarë përvojën e tyre në forumin zyrtar të Apple, duke e quajtur këtë përditësim "me shumë bugs".
Raportet kanë të bëjnë kryesisht me restart të papritur dhe rënie të papritur të performancës, por gjithashtu edhe menaxhim jo korrekt të watchfaces, diskonektime të papritura me iPhone dhe bllookime të orës inteligjente, madje disa herë në ditë.
Me sa duket, restart nga cilësimet nuk është e mjaftueshme për të zgjidhur problemin, madje as WatchOS 7.0.1 i lançuar javën e kaluar duket se nuk ka sjellë ndonjë lajm në lidhje me këtë.
Apple Watch Series 3 është ende zyrtarisht në shitje dhe ka nga ata që kanë filluar të frikësohen se pajisja "e vjetëruar" nuk është më në gjendje të përballojë versionin e fundit të sistemit operativ. Sidoqoftë, ne shpresojmë që mosfunksionimi i gjetur të zgjidhet së shpejti nga Apple, i cili do të thotë fjalën e fundit në orët e ardhshme.