IPhone 12 kanë mbetur prapa me lançimin, por gjërat duket se po lëvizin. Nga zinxhiri i furnizimit vjen nje lajm jozyrtar që Win Semiconductor ka filluar të dërgojë te Apple (ose më mirë, te kompanitë e montimit, të tilla si Foxconn) disa nga përbërësit kryesorë të kamerës iPhone 12 Pro - me fjalë të tjera, sensorë ToF dhe sensore LiDAR. Kjo nuk është hera e parë që i shohim në një produkt të Apple - jane perdorur edhe në iPad Pro në fillim të këtij viti.
Sensorët LiDAR, janë të rëndësishme për fushën e realitetit të shtuar - në fakt e njëjta teknologji përdoret gjithashtu në automjetet që auto- drive.
Ndërkohë, Apple ende nuk ka njoftuar datën e prezantimit. Zakonisht ngjarja mbahet në shtator, por këtë vit për shkak të koronavirusit na u desh të "mjaftoheshim" me Apple Watch dhe iPad. Data duhet të jetë midis tetorit dhe nëntorit.