"Pavarësisht nëse është India, Azia Juglindore apo Amerikat, do të ketë një ekosistem prodhues në secilin," tha kryetari i Foxconn Young Liu, sipas Bloomberg. Liu tha ndërsa Kina do të vazhdojë të jetë një vend kyç për fabrikat e Foxconn, përsëri “ditët si fabrika kryesore kanë mbaruar”.
Raporti pretendon se aftësia prodhuese e Foxconn jashtë Kinës është tani 30 përqind e totalit të saj, nga 25 përqind në qershorin e kaluar. Foxconn është një nga disa furnizuesit e Apple që ka zgjeruar operacionet në Indi dhe Vietnam në veçanti.
U raportua që Foxconn ka filluar aktivitetin e saj të marrjes në punë sezonale për të ndihmuar me prodhimin e iPhone 12. Apple pritet të njoftojë për katër modele iPhone 12, këtë vit, duke përfshirë një model 5.4 inch, dy modele 6.1 inch, dhe një model 6.7 inch, të gjitha me ekran OLED, lidhje 5G dhe një dizajn të ri me tehe të sheshtë.
Ndërsa iPhone e rinj zakonisht fillojnë me shpërndarjen në fund të shtatorit, Apple kohët e fundit tregoi se furnizimi do të jetë në dispozicion "disa javë më vonë" këtë vit. Foxconn pret një rënie në rezultatet e fitimeve të tremujorit të tretë si rezultat i kësaj vonese.