Krijoni një hapësirë jetese që funksionon për ju çdo ditë – me ndihmën e Samsung

Samsung Electronics ka prezantuar zyrtarisht gamën më të re të pajisjeve shtëpiake Bespoke AI 2025, të cilat sjellin në çdo shtëpi teknologji të avancuar dhe ndihmë inteligjente për një jetë më të thjeshtë dhe më të lidhur. Kjo seri përfshin frigoriferë me ekrane inteligjente, fshirëse të fuqishme me vakum dhe lidhje të përforcuar me aplikacionin SmartThings, duke i dhënë formë një përvoje të re të të jetuarit: Shtëpisë me Inteligjencë Artiuficiale.

Inovacion që mëson prej jush

Pajisjet Bespoke AI janë krijuar për të kuptuar rutinat tuaja dhe për t’ju ofruar ndihmë në mënyrë të personalizuar. Nga ruajtja inteligjente e ushqimeve deri te pastrimi automatik dhe menaxhimi i energjisë në kohë reale, çdo funksion ka si qëllim kursimin e kohës dhe energjisë, duke e kthyer shtëpinë tuaj në një ambient që punon për ju.

Në qendër të këtij ekosistemi ndodhet ekrani inteligjent AI Home, tashmë i integruar në një numër më të gjerë pajisjesh, përfshirë frigoriferët 809L Bespoke AI Family Hub me derë franceze dhe Frigoriferët Side-by-Side 615L. Me këtë ekran, mund të kontrolloni pajisjet e lidhura, të aksesoni aplikacione, ose të merrni informacione të personalizuara – gjithçka nga një pikë e vetme.

Fuqi pastrimi pa kompromis! Fshesa e re Bespoke AI Jet Ultra

Në mesin e risive më të spikatura është Bespoke AI Jet Ultra – fshesa më e fuqishme pa kabull në botë, me fuqi thithëse deri në 400W. E pajisur me motorin inovativ HexaJet, ajo ofron performancë të jashtëzakonshme për pastrim të thellë, madje edhe në zonat më të ndotura të shtëpisë.

Falë teknologjisë AI Cleaning Mode 2.0, fshesa njeh automatikisht sipërfaqen që po pastron dhe rregullon fuqinë dhe shpejtësinë e furçës në kohë reale – duke e bërë çdo pastrim më efikas dhe më inteligjent. Me një jetëgjatësi baterie deri në 100 minuta, ajo është ideale për çdo ambient shtëpiak.

Frigoriferë inteligjentë për një organizim të lehtë

Frigoriferi i ri 614L AI Home Side-by-Side vjen me ekran 9 inç AI Home, i cili jo vetëm që ofron kontroll të pajisjeve të tjera, por edhe akses në SmartThings Energy – për të monitoruar konsumin e energjisë në kohë reale. Me funksionin Auto Open Door dhe kontrollin zanor përmes Bixby, menaxhimi i kuzhinës nuk ka qenë kurrë më i lehtë dhe më modern.

Siguri dhe qetësi mendore me teknologjinë Knox

Për t’u siguruar që përvoja juaj inteligjente të jetë edhe e sigurt, Samsung po përforcon sigurinë e pajisjeve përmes Knox Matrix. Të gjitha pajisjet e reja me Wi-Fi për vitin 2025 përfitojnë nga sistemi Trust Chain, që ofron mbrojtje të vazhdueshme dhe monitorim të sigurisë në kohë reale, përmes një paneli të dedikuar.

Oferta e veçantë për blerjet Bespoke AI – Teknologji + Dhuratë ideale

Samsung e bën këtë hap drejt së ardhmes edhe më tërheqës për familjet shqiptare përmes një promocioni unik:

Merrni një Galaxy Watch7 dhuratë – Me blerjen e pajisjeve të përzgjedhura Bespoke AI si frigoriferë, lavatriçe, tharëse apo fshesa me korrent, përfitoni një Galaxy Watch7 me vlerë 29.999 lekë falas.

Garanci deri në 5 vite – Pajisjet shtëpiake vijnë me 2 vite garanci standarde dhe 3 vite garanci shtesë tregtare. Ndërsa për fshesat me korrent, ofrohet 1 vit shtesë mbi 2 vitet standarde. Promocioni është i vlefshëm për blerjet e realizuara brenda periudhës së përcaktuar, me regjistrim të garancisë në faqen zyrtare këtu.