AllWeb Albania, Konferenca më e madhe e Marketingut Digjital në Tiranë ka një ofertë për
të gjithë studentët, duke mundësuar zbritje në çmimin e biletës nga çmimi standard prej 169€
në vetëm 69€.
Për të përfituar zbritjen prej 100 euro, ju nevojitet të prenotoni biletën tuaj brenda datës 5
Nëntor.
Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë ju që synoni të rrisni aftësitë tuaja digjitale.
Me pjesëmarrjen tuaj në konferencën AllWeb, ju do të mund të takoni njerëz të rinj, të bëni
network me të pranishmit, folësit dhe pse jo të krijoni mundësi bashkëpunimi për të ardhmen.
Biletat tuaja si studentë mund t’i merrni duke kontaktuar në adresën e e-
mailit gerti@newmedia.al
AllWeb lindi në Maqedoni në vitin 2012 si një konferencë vjetore, duke shfaqur përmbajtje
cilësore, folës fantastikë dhe studime të dobishme të rasteve, të gjitha në një vend, brenda një
dite. Në vitin 2016, revista Business Mag Albania e solli atë në Shqipëri. Në këtë ngjarje
unike, perspektivat e folësve ndërkombëtarë ndërthurin pa vështirësi praktikat më të mira
lokale, të sjella nga ekspertë të industrisë nga rajoni.