Ky përmirësim nënvizon përkushtimin e vazhdueshëm të Samsung dhe Google për të ofruar teknologjinë më të mirë mobile për sa më shumë përdorues të jetë e mundur. Pas disponueshmërisë së Circle to Search në seritë e zgjedhura Galaxy A, përvoja inovative e kërkimit do të vijë gjithashtu në Galaxy Tab S9 FE dhe Tab S9 FE+, ku ekranet e mëdha dhe Galaxy S Pen sjellin një dimension të ri në zbulimin e informacionit.
Circle to Search është bërë shpejt një zgjedhje e preferuar e përdoruesve që nga lançimi në serinë Galaxy S24, duke ofruar një përvojë transformuese të kërkimit që shkon përtej metodave tradicionale.
Ndërsa është zgjeruar në më shumë pajisje Galaxy, përfshirë Galaxy Z Flip6 dhe Z Fold6, Circle to Search ka evoluar vazhdimisht për të përmirësuar përdorshmërinë dhe intuitivitetin, duke shtuar aftësitë e përkthimit të faqeve të plota, ndihmës për detyrat e shtëpisë dhe skanimit të QR dhe barkodeve. Tani, me Circle to Search në seritë Galaxy A dhe Galaxy Tab S9 FE, po sjellim aftësinë për të bërë pyetje më komplekse mbi atë që shihni në një gamë më të gjerë të produkteve të Samsung.
“Këto përditësime hapin mundësi të reja për seritë Galaxy A dhe Galaxy Tab S9 FE dhe forcojnë përkushtimin tonë për të ofruar teknologji të avancuar për më shumë përdorues Galaxy,” tha TM Roh, President dhe Shef i Mobile eXperience Business në Samsung Electronics. “Ne jemi të përkushtuar për të sjellë teknologjinë më të mirë AI për një audiencë më të gjerë, duke fuqizuar përdoruesit me mundësinë për të punuar më me efikasitet, për të krijuar më lirshëm dhe për të shijuar ndërveprime më të pasura dhe më të personalizuara me pajisjet e tyre.”
Circle to Search është një mënyrë e re për të kërkuar çdo gjë duke përdorur një gjest të thjeshtë – pa kaluar nëpër aplikacione të tjera. Kur Circle to Search është i aktivizuar, përdoruesit mund të rrethojnë, theksojnë ose të prekin kudo në ekran për të zgjedhur tekstin, imazhin ose videon që dëshirojnë të kërkojnë . Kjo veçori – rezultat i një bashkëpunimi të thellë me Google – mishëron përkushtimin afatgjatë të kompanisë ndaj hapjes dhe bashkëpunimit. Me rezultate të fuqizuara nga AI që ofrojnë informacion dhe kontekst të pasur, Circle to Search përmirëson përvojën e kërkimit në tjetër nivel.
Për më shumë informacion rreth serive Galaxy A dhe Galaxy Tab S9 FE, ju lutemi vizitoni:
https://www.samsung.com/global/galaxy/