Gerti Boshnjaku, Themelues dhe Drejtues i Business Magazine Albania, ndau entuziazmin e tij për këtë bashkëpunim: "Jemi të lumtur të sjellim këtë zgjidhje inovative për audiencën tonë. Duke përdorur teknologjinë e përparuar të Neura, ne jo vetëm po përmirësojmë aksesueshmërinë por edhe po ndryshojmë mënyrën e konsumimit të përmbajtjes në mediat në Shqipëri. Ky hap përputhet në mënyrë perfekte me misionin tonë për të mbështetur dhe promovuar sipërmarrjen dhe inovacionin në rajon."
Nullius in Verba, i njohur si një nga finalistët për ICT Awards 12 dhe fituesi i Programit të Akseleratorit Uplift, ka zhvilluar Neura, një platformë revolucionare e fuqizuar nga AI. Kjo platformë mundëson konvertimin e thjeshtë të tekstit në audio dhe audio në tekst, duke e bërë përmbajtjen të aksesueshme për një audiencë më të gjerë.
Ergys Malo, Themelues i Nullius in Verba, komentoi: "Qëllimi ynë me Neura është të revolucionarizojmë mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me përmbajtjen e shkruar. Bashkëpunimi me Business Magazine Albania na lejon të tregojmë potencialin e teknologjisë sonë në një aplikim real. Jemi të emocionuar për mundësitë që ky bashkëpunim sjell, veçanërisht në bërjen e informacionit më të aksesueshëm për të gjithë."
Një Arritje e Re për Integrimin e Medias me Teknologjinë AI
Ky bashkëpunim shënon një arritje të rëndësishme në industrinë e medias, duke ofruar një dimension të ri të aksesueshmërisë dhe komoditetit. Lexuesit e Business Magazine Albania tani mund të dëgjojnë artikujtme zë ndërsa janë në lëvizje, qoftë duke udhëtuar, duke ushtruar, apo thjesht sepse preferojnë një format audio. Ky inovacion adreson nevojën moderne për multitasking dhe për ndjekjen e informacion të vazhdueshem pa kufizimet e kohës së ekranit.
Përmirësimi i Përvojës së Përdoruesit me AI
Kapacitetet AI të Neural sigurojnë që përmbajtja audio të ruajë besnikërinë e lartë ndaj tekstit origjinal, duke ofruar një përvojë të pa provuar më parë të dëgjimit. Teknologjia jo vetëm konverton tekstin në zë, por gjithashtu inkorporon përpunimin e gjuhës natyrale (NLP - Natural Language Processing) për të ofruar audio të qartë dhe pa gabime, duke përmirësuar përvojën e përdoruesit.
Përkushtimi ndaj Inovacionit dhe Akses më përfshirës
Business Magazine Albania ka qenë në pararojë të promovimit të startupeve dhe sipërmarrësve inovatorë që nga viti 2015. Duke adoptuar teknologjinë e Neura, revista vazhdon të japë shembull, duke demonstruar përkushtimin e saj për të integruar dhe paraqitur e para teknologjitë e reja.
Boshnjaku shtoi: "Ne besojmë në fuqinë e inovacionit për të nxitur rritjen dhe zhvillimin. Duke përfshirë Neura në platformën tonë, ne po vendosim një standard të ri për angazhimin me pëmbajtjen dhe aksesin në media në Shqipëri."