Facebook Messenger: nga sot mund të aksesohet me Face ID dhe Touch ID në iOS

Facebook tani ju lejon të shtoni një opsione shtesë të sigurisë kur hapni Messenger në një iPhone ose iPad.

Nga sot kompania e Zuckerberg ka njoftuar ardhjen e funksionit App Lock, i cili do të integrohet në menunë e re kushtuar menaxhimit të privatësisë. Kjo shtesë do të vihet në dispozicion për të gjithë - duke filluar nga sot, përmes një përditësimi - dhe do t'u lejojë përdoruesve të sigurojnë që Messenger nuk mund të hapet, përveç pas vërtetimit biometrik përmes Face ID ose Touch ID.

Falë këtij funksioni prandaj do të jetë e mundur të eleminohet çdo akses i padëshiruar nga palët e treta. Së bashku me App Lock, Facebook gjithashtu ka njoftuar planet për të zgjeruar seksionin e Messenger-it për Privacy duke shtuar kontrolle të reja gjatë disa muajve të ardhshëm.

App Lock do të jetë i disponueshëm vetëm për përdoruesit e iOS, ndërsa përdoruesit e Android do të duhet të presin disa muaj të tjerë përpara se të mund ta përdorin atë në pajisjet e tyre.