Themeluesi i kompanisë thotë se pacienti është rikuperuar plotësisht dhe kompania po përpiqet të marrë sa më shumë klikime nga mausi.
Ndërhyrja te pacienti u krye muajin e shkuar pasi kompania mori miratimin për eksperimentin në muajin shtator. Musk është shprehur se synimi i çipit në tru është që të lejojë personat me aftësi të veçanta si Stephen Hawking që të komunikojnë më shpejt. Ai ka thënë se mund të trajtojë edhe obezitetin, autizmin, depresionin dhe skizofreninë.
“Progresi është i mirë. Pacienti duket se është shëruar plotësisht, pa efekte anësore. Ai mundet të lëvizë një maus rreth ekranit vetëm me anë të mendimit”, tha Musk në platformën X.
Procesi kryhet me anë të një roboti që përmes ndërhyrjes kirurgjikale vendos implantin e trurit në zonën e trurit që kontrollon qëllimin e lëvizjes.