Shumë brande të rëndësishmë i jane bashkuar nismës si The North Face (VFC), Pfizer (PFE) and Levi Strauss (LEVI).
Megjitheatë bazuar në të dhënat e firmës së kërkimit të tregut Pathmatics, zbulon se shumica e 100 shpenzuesve më të mëdhenj të reklamave në platformë nuk janë bashkuar me bojkotin. Lista e kompanive që do të bëjnë pauzë reklamat në Facebook përfshin walmart (WMT), American Express (AXP) dhe Home Depot (HD).
Nga 25 shpenzuesit më të mëdhenj në reklamat në Facebook vitin e kaluar, vetëm tre kompani - Microsoft (MSFT), Starbucks (SBUX) dhe Pfizer (PFE) - kanë konfirmuar publikisht planet e tyre për të ndalur marketingun në Facebook. Ato 25 biznese të para, sipas të dhënave, llogaritnin rreth 2 miliard dollarë të shpenzuar të reklamave në Facebook, ose gati 3% të të ardhurave të Facebook-ut 2019.
CEO i Facebook Mark Zuckerberg u tha: "Supozimi im është se të gjithë këta reklamues do të kthehen se shpejti në platformë", sipas faqes së internetit të teknologjisë The Information.
Zëdhënësi i Facebook, Tom Channick konfirmoi për CNN Business: "Ne i marrim këto çështje shumë seriozisht dhe respektojmë reagimet nga partnerët tanë. Ne po bëjmë përparim të vërtetë duke mbajtur urrejtjen jashtë platformës sonë, dhe nuk përfitojmë nga kjo lloj përmbajtje. Por siç kemi thënë, ne i bëjmë ndryshimet e politikave bazuar në parime dhe jo presione mbi të ardhurat. "
Zuckerberg ka pranuar të bashkohet në një takim me grupet e të drejtave civile që organizuan bojkotin për të diskutuar propozimet e tyre për ndryshim.