Instagram Shopping: nga 9 korriku, shitja e produkteve edhe për Creators

Instagram po zgjeron mundësinë për funksionin Instagram Shopping për më shumë kompani dhe për Creators.

Instagram zgjeron mundësitë e hyrjes në funksionalitetin e Shopping: platforma sociale ka njoftuar për një përditësim, i cili do të lejojë që lloje të ndryshme të kompanive dhe Creators të shesin produktet e tyre direkt duke përdorur llogarinë e tyre. 

“Sot ne po njoftojmë përshtatshmërinë e re për kërkesat e shitjes, të cilat zgjerojnë mundësinë e blerjes në Instagram për lloje të ndryshme të kompanive, përfshirë creators që duan të kontaktojnë blerësit dhe të shesin produktet e tyre në Instagram.”

Sipas rregullave të reja, kompanitë do të duhet të bëjnë tag produktet në Instagram nga një website i vetëm që ata zotërojnë dhe nga të cilat ata shesin, në mënyrë që të ofrojnë një përvojë të qëndrueshme dhe të besueshme të blerjeve.

Ndryshimet do të hyjnë në fuqi nga 9 korriku dhe do të jenë aktive në shtetet ku mbështetet Shopping në Instagram.