Një hap i gabueshëm i kompanisë konfirmon këto dyshime. Dega argjentinase e Samsung e postoi një imazh ku shfaqen të tre produktet – Galaxy S23 FE, Galaxy Tab S9 FE dhe Galaxy Buds FE.
Për më tepër, imazhi i publikuar erdhi me një përshkrim, ku emërohen të tre pajisjet, duke dhënë hapësirë për argumentim se Samsung veçse i ka prezantuar ato, raporton GSM Arena.
Sigurisht, pritet një zbulim i duhur pasi kjo rrjedhje nuk dha asnjë informacion të ri. Ajo vetëm konfirmoi dizajnin e 3 pajisjeve të reja.
Specifikat zyrtare, çmimi dhe disponueshmëria e këtyre pajisjeve do të publikohen në një datë të mëvonshme, dhe me shumë gjasa gjatë muajit tetor.