“Eva”, makina e parë me energji diellore. Karikohet për 45 minuta

Makina e parë me energji diellore. Quhet Eva dhe vjen nga India, ku është prezantuar në “Auto Expo 2023”. Automjeti i hap rrugën kështu një tjetër game automjetesh me energji të pastër, ka një kabinë për dy të rritur dhe një fëmijë, është e pajisur me një bateri elektrike që ka autonomi prej 250 km, ndërsa duke shfrytëzuar energjinë diellore ka një autonomi prej 10-12 km.

Sa kohë duhet për t'u karikuar dhe kur pritet të hidhet në treg? 

Karikimi i baterisë elektrike realizohet në vetëm 45 minuta, ndërkohë që kompania bën të ditur se në fund të vitit do futet në prodhim, dhe parashikohet që ne 2024 të dalë në shitje.

Në paketën e shërbimeve ka të përfshirë monitorimin e presionit të gomave, diagnostikimin e mjetit, GPS, statistikat e udhëtimit, asisitencë për parkim, telekamera ne anën e prapme dhe anash saj. Është e lehtë dhe e vogël, duke e bërë mjaft të manovrueshme në trafik dhe në parking.

Nuk na mbetet gjē tjetër veçse tē presim për këtë risi e cila vjen falë energjisë diellore. Ndoshta në të ardhmen do shërbejë dhe për pastrimin e ajrit, si dhe për një mjedis sa më të gjelbërt.