Sony shtyn prezantimin e shumëpritur të PS5. Pse?

Ngjarjet e fundit dhe revoltat popullore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bënë që Sony të solidarizohet dhe të shtyjë prezantimin e PS5 që ishte vendosur më 4 qershor 2020.

Të gjithë po prisnim me padurim lançimin e PS5 po vendimi u mor për shkak të revoltave të fundit popullore amerikane

Sony u ka komunikuar ndjekësve përmes Twitter PlayStation se ka vendosur të shtyjë prezantimin e lojërave PS5, e planifikuar fillimisht për 4 qershor 2020.

Në themel të vendimit janë ngjarjet dhe trazirat që kanë ndodhur dhe që po ndodhin akoma në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara pas vdekjes së George Floyd nga duart e një oficeri policie.

Në pjesën e dytë të shkrimit lexohen fjalët: "Për momentin, ne preferojmë të heqim dorë për të lejuar që të dëgjohen zëra të tjerë më të rëndësishëm".