Së fundmi Musk ka bërë disa lëvizje me të cilat ka treguar që nuk dëshiron të jetë më në krye të Twitter.
CEO i Twitter, Elon Musk tha hapur se do të tërhiqet nga roli i tij në kompani madje lidhur me këtë ai bëri një sondazh teksa pyeti përdoruesit e Tëitter nëse ai duhet të tërhiqej nga ky rol apo përgjegjësi…
“Unë do t’i përmbahem rezultateve të këtij sondazhi”, tha Musk.
Sondazhi në të cilin ai u përfshi zgjati 12 orë, ku mblodhi 17,502,391 vota. 57.5% votuan “po” që Musk duhet të largohej ndërsa 42.5% votuan “jo”.
Pas këtij sondazhi Musk e deklaroi të hapur “dorëheqjen” e tij, duke thënë se është i gatshëm të largohet sapo të gjejë një zevendësues të denjë.
Musk dha dhe më herët një përditësim për këtë çështje të martën të largohet pasi të gjejë dikë tjetër për të drejtuar Twitter dhe se roli i tij tashmë do të ketë në fokus softuerin dhe harduerin në kompani.