Pa u zgjatur më tej le të shofim 4 mënyra për përdorur Messenger Rooms.
1. Krijoni përvoja ekskluzive
Rooms mund të bëhen hapësira online ku do të jemi në gjendje t'u japim klientëve tanë, eksperienca ekskluzive. Një lloj "çmimi" për përdoruesit më aktivë ose klientët më të mirë të e-commerce tonë. Ne mund të ofrojmë mundësinë e një përvoje gjithëpërfshirëse dhe ekskluzive, në të cilën të tjerët nuk kanë akses.
2. Ofroni stimuj
Një mënyrë tjetër për të përfituar nga kjo veçori e re mund të jetë stimulimi për të blerë produktet ose shërbimet tona, duke ofruar seanca private me thellim njohurish, më shumë informacion, këshilla të dobishme dhe të dhëna të tjera mbi vetë produktin. Mund të krijohen takime fikse javore ose mujore. Ky do të ishte një lloj shërbimi shtesë për të qëndruar pranë klientëve që zgjedhin produktet ose shërbimet tona
3. Shpërndani Tutorials
Ne gjithashtu mund të krijojmë rooms ku të mësojnë diçka, duke ofruar trajnime dhe tutorials. Mendoni sa shumë njerëz punojnë në fushën e trajnimit dhe shesin kurse, ose të tjerë që kryejnë veprimtari në lidhje me ushqimin që mund të ofrojnë receta dhe 'how to” të të gjitha llojeve, apo edhe parukieret dhe estetistet që mund të mendojnë për seanca online me këshilla të dobishme për rastet kur nuk mund të shkoni në dyqan. Shumë tani ofrojnë klasa fitness-i, yoga ose pilates dhe ata mund t’a bëjnë këte nga klasa virtuale në Messenger Rooms në vend të mjeteve të tjera.
4. Përfshini Influencers
Nëse ne punojmë me influencer, “fytyra” të markës sonë, të cilët janë të rëndësishm për përdoruesit të cilëve iu drejtohemi, mund t’i përfshijmë ato në krijimin e rooms në mënyrë që të takojnë direkt ndjekësit tanë. Kjo është një mënyrë për të krijuar një marrëdhënie ekskluzive, të propozoni seanca pyetjesh dhe përgjigjesh, intervista, duke e lënë ndërhyrjen të hapur për ata që hyjnë në dhomë. Si gjithmonë inovacioni dhe krijimtaria mund të jenë të pafundme por vënia në dispozicion të përdoruesve të saj, tregon disponueshmëri të madhe dhe i jep vlerë të shtuar komunitetit.