Ardhja e aplikacionit të ri të Facebook, kushtuar Gaming Community online që u zhvillua muajin e kaluar, nuk ka kaluar pa u vënë re.
Facebook u përshpejtua nga nevoja për të përmbushur nevojat dhe zakonet e ndryshuara të përdoruesve gjatë periudhës së izolimit.
Rritja e Facebook Gaming dhe rritja e përmbajtjes së streaming shtyu kompaninë e Zuckerberg të përshpejtonte lançimin e aplikacionit, i planifikuar fillimisht për në qershor.
Sipas menaxherit të Facebook Gaming App, Fidji Simo: "Investimi në sektorin e lojrave është bërë përparësi sepse ne e shohim këtë botën si një formë argëtimi që lidh njerëzit. Lojërat nuk janë thjesht një formë e argëtimit pasiv, janë një mënyrë për tu bëre interaktivë. Dhe është ky komponent që krijon një kontakt autentik midis njerëzve ".
Ndeshja e Facebook në tregun e Gaming
Për vite me radhë, Facebook ka investuar në sektorin e lojërave, duke u përpjekur të ndërtojë komunitetin e saj streaming, duke bashkëpunuar me disa Streamer dhe duke transmetuar turne në eSport.
Megjithë bazën e madhe të përdoruesve - mbi 2.5 miliardë njerëz në muaj - Facebook Gaming kishte mbetur shumë larg Twitch dhe YouTube (në pronësi të Amazon dhe Google respektivisht) për sa i përket orëve të shpënzuara duke luajtur.
Thëne këte Facebook Gaming po rritet progresivisht.
Sipas raporteve të StreamElements, niveli i rritjes së orëve të lojës të regjistruar midis dhjetor 2018 dhe dhjetor 2019 është 210%.
Për më tepër, përmbajtja e transmetimit në Facebook pati një rritje prej 6% të transmetuesve dhe një mesatare prej + 78% shikues në orë.
Për të arritur këto rezultate, Facebook ndoqi strategjinë e Twitch dhe YouTube, duke bashkëpunuar ekskluzivisht me transmetuesit më të mirë, duke përfshirë Gonzalo "ZeRo" Barrios nga Tëich, Corinna Kopf të YouTube dhe ish-kampionen e UFC, Ronda Rousey.
Sipas CEO-s së StreamElements, Doron Nir: “Facebook Gaming ka bërë përparime të mëdha sepse ka shfrytëzuar praninë e saj globale dhe ka përdorur emra strategjikë për të forcuar pjesën e saj të tregut. Në një sektor ku përmbajtja është mbret, duke shtuar Ronda Rousey, një person i famshëm në komunitetin e lojrave, është padyshim një goditje prej mjeshtri. Sidoqoftë, nëse përmbajtja është mbret, mbretëria nuk duhet të nënvlerësohet ".
Go Live: disa klikime dhe ju jeni një streamer
Për momentin, Twitch dhe YouTube vazhdojnë të dominojnë industrinë.
Twitch me 61% të orëve të lojërave të transmetuara në dhjetor 2019, ndërsa YouTube ruajti 28% të tregut. Lançimi i feature-it të ri mund të ndihmonte Facebook-un që të hynte në këtë duopol.
Kjo, duke u përpjekur të thjeshtojë përdoruesit fillimin e streaming duke shtuar një buton GoLive. Për të përdorur fjalët e Vivek Sharma, nënkryetar i Facebook Gaming: "Vetëm disa klikime dhe ju jeni një streamer".
Sipas Times, kjo veçori do t’i lejonte përdoruesve të ngarkonin stream-in e lojërave të tjera në të njëjtën pajisje me disa klikime: "Sapo njerëzit janë live, stream-et do të shfaqen në faqet e tyre personale, duke e bërë më të lehtë për miqtë dhe ndjekësit të shfrytëzojnë ato. Ashtu si YouTube dhe Twitch, Facebook ofron mundësi fitimi për disa prej streamer-ve të tij. Ngjashëm me statusin e bashkëpunëtorëve të Twitch dhe YouTube, "Level Up" i Facebook është projektuar për të lejuar krijuesit e përmbajtjes të fitojnë para. "