Musk dhe Arnault jan dy centiliarderët, (term i përdorur për t’iu referuar njerëzve me pasuri më shumë se 100 miliardë dollar), kanë qenë kokë e kokë për vendin e parë për muaj të tërë.
Sipas llogaritjeve të Bloomberg pasuria e Arnault këtë javë ra.
Arnault e kaloi Musk në dhjetor, pasi pasuria e tij u rrit për shkak të një bumi në shitjet e mallrave luksoze që ndihmoi në rritjen e çmimit të aksioneve të LVMH. LVMH, një nga konglomeratet më të mëdha në botë, është shtëpia e markave duke përfshirë Louis Vuitton, Dior dhe Celine.
Ndërkohë, Musk ka shijuar një rritje meteorike në listat e të pasurve në botë në vitet e fundit, pasi pasuritë e tij janë të lidhura drejtpërdrejt me ato të Tesla, prodhuesit të automjeteve elektrike. Pasuria e tij më e madhe janë aksionet e kompanisë, nga të cilat ai zotëron rreth 13%, sipas Bloomberg.
Jashtë Tesla-s, Musk është gjithashtu CEO i SpaceX, firma e eksplorimit të hapësirës dhe pronar i rrjetit social Twitter (TWTR) .
Kujtojmë se aksionet e LVMH janë rritur 19.7% këtë vit, ndërsa Tesla janë rritur 65.6% në vitin e deritanishëm.