Një tjetër iPhone i vjetër del në ankand dhe këtë herë synon të shitet për shifrën rekord

Një iPhone i papërdorur që i përket gjeneratës së parë të vitit 2007 ka dalë të enjten në ankand dhe vlerësohet deri në 50.000 Dollarë.

CNN raporton se ky iPhone, i cili asokohe kushtonte 599 Dollarë, ka një ekran 3.5 inç, kamera 2 megapiksel, memorie 4 dhe 8 GB, akses në internet dhe iTunes. Nuk ka App Store, operon vetëm me internet 2G dhe ishte ekskluziv vetëm për një rrjet telefonik.

Tatuistja Karen Green mori si dhuratë versionin 8 GB dhe nuk e ka hapur kurrë, deklaroi ajo në vitin 2019 gjatë një programi televiziv. Një ekspert e vlerësoi atëherë celularin me çmimin 5000 Dollarë.

 

Në Tetor, një tjetër iPhone i gjeneratës së parë, si ai i Green u shit për 39.000 Dollarë. LCG Auctions ka nxjerrë në shitje edhe celularin e tatuistes me një çmim që fillon nga 2500 Dollarë.

Të apasionuarit pas Apple kanë afat deri më 19 Shkurt për të vendosur çmimet e tyre për këtë relike të teknologjisë.