Kujdes nëse keni grupe në Whatsapp!Administratori vendos nëse do hyni apo jo…

Kujdes nëse keni grupe në Whatsapp!Administratori vendos nëse do hyni apo jo…
WhatsApp nuk ndalet pasi ka njoftuar opsione të reja që do të lehtësojnë gjetjen dhe menaxhimin e grupeve.

Administratorët e grupeve mund të miratojnë se kush mundet ose jo të hyjë në bisedë nëpërmjet një ftese në formë linku.
Kjo u jep atyre më shumë kontroll mbi privatësinë dhe sigurinë e grupit. Aplikacioni rekomandon që administratorët t’ua dërgojnë linkun vetëm personave të besuar sepse kushdo që ka akses tek URL-ja e gjeneruar mund të futet në grup. 

Një tjetër opsion është se mund të gjeni grupet e përbashkëta që ndani me një kontakt.

Kur kërkoni kontaktin, numri i grupeve të përbashëta do të shfaqet poshtë emrit të tyre. Kjo mund të jetë e dobishme kur nuk arrini të kujtoni emrin e grupit në të cilin bëni pjesë.

Opsionet e reja lidhen me WhatsApp Communities, që në fakt është një bisedë në grup e krijuar për të suportuar 5000 pjesëmarrës që i përkasin grupeve të ndryshme si organizata apo shkolla dhe që i  bashkon një temë e përbashkët.

WhatsApp po shton edhe shenjuesin e mesazheve për bisedat në grup në mënyrë që të theksohet një temë e rëndësishme. Mesazhi i shenjuar do të shfaqet në krye të bisedës, i shoqëruar me ikonën përkatëse.Veç kësaj, platforma po teston sondazhet ku mund të zgjidhet një alternativë e vetme.