De Croo tha se këshilli belg i sigurisë kombëtare kishte paralajmëruar për rreziqet që lidhen me sasitë e mëdha të të dhënave të mbledhura nga TikTok, e cila është në pronësi të firmës kineze ByteDance, dhe faktin që kompanisë i kërkohet të bashkëpunojë me shërbimet e inteligjencës kineze, transmeton Telegrafi.
“Ky është realitetit”, tha kryeministri në një deklaratë. “Kjo është arsyeja pse është logjike të ndalohet përdorimi i TikTok-ut në telefonat e ofruar nga qeveria federale. Siguria e informacionit tonë duhet të mbizotërojë”.
TikTok në një deklaratë tha se ishte i zhgënjyer me një vendim që ai tha se bazohej në “informacion thelbësisht të gabuar”.
Mirëpo Belgjika nuk është vendi i vetëm që merr një veprim të tillë pasi ngjashëm kanë vepruar edhe SHBA-ja, Kanadaja dhe Parlamenti Evropian.