Nëse sapo keni blerë një Smart TV ose planifikoni të blini një të tillë, FBI dëshiron që ju të dini disa gjëra.
TV inteligjentë janë si televizorë të rregullt por me një lidhje interneti. Me ardhjen dhe rritjen e Netflix, Hulu dhe shërbime të tjera të transmetimit, shumica e panë televizorët e lidhur me internetin si nje ënderr. Por si çdo gjë që lidhet me internetin, ajo krijon dhe qasje ndaj dobësive të sigurisë dhe hakerave. Jo vetëm kaq, shumë Smart TV vijnë me një kamera dhe mikrofon. Por siç ndodh me shumicën e pajisjeve të tjera të lidhura me internetin, prodhuesit shpesh nuk e shohin sigurinë si përparësi.
"Përtej rrezikut që prodhuesi juaj i TV dhe zhvilluesit e aplikacioneve mund t'ju dëgjojnë dhe shikojnë, televizioni gjithashtu mund të jetë një ftese për hakerat që të vijnë në shtëpinë tuaj. Një aktor i keq kibernetik mund të mos jetë në gjendje të hyjë drejtpërdrejt në kompjuterin tuaj të mbyllur, por është e mundur që TV juaj i pasigurt mund t'i japë atij një rrugë të thjeshtë përmes router- it tuaj, "shkroi FBI.
FBI paralajmëroi se hakerat mund të marrin kontrollin e Smart TV-se tuaj të pasigurt dhe në rastet më të këqija, të marrin kontrollin e kamerës dhe mikrofonit për të parë dhe dëgjuar.
Sulmet aktive dhe shfrytëzimet kundër Smart TV janë të rralla, por jo të padëgjuara. Disa pajisje janë më të prekshme se të tjerët. Në fillim të këtij viti, hakerat treguan se ishte e mundur të rrëmbeje shkopin e transmetimit Chromecast të Google dhe të transmetoje video të rastësishme për mijëra viktima.