Po planifikoni të shkruani letër për vend pune duke përdorur ChatGPT? Kujdes…

Mandy Tang, një sipërmarrëse zbuloi në një video të TikTok se ajo mori një aplikim për një rol si shkrimtare me kohë të pjesshme vetëm pesë minuta pasi ajo postoi punën në një platformë punësimi, UpWork. Ja çfarë ndodhi më pas…

Nëse ju pëlqen që të përdorni ChatGPT për të shkruar një letër motivuese për një vend pune, duhet të jeni të kujdesshëm për atë për të cilën regjistroheni. Kohët e fundit, kur një grua përdori mjetin e AI për të shkruar një letër motivuese ajo harroi të kontrollonte dhe të paktën të modifikonte përmbajtjen e letrës së shkruar nga ChatGPT. Punëdhënësi vendosi të mos i jepte asaj vendin e punës, sepse jo vetëm që i mungonin informacioni personal, por ishte gjithashtu një “copy paste” e gjithçkaje që ishte shkruar në përshkrimin e punës.

Mandy Tang zbuloi në një video të TikTok se ajo aplikoi për një vend pune me anë të ChatGPT. Tang përmend se edhe pse ajo nuk u kërkoi aplikantëve të dërgonin një letër motivuese, punëkërkuesi ia dërgoi një të tillë. Kur mori për herë të parë letrën motivuese, asaj iu duk perfekte dhe pothuajse vendosi të punësonte aplikantin derisa ajo e lexoi me kujdes letrën.

“Letra ishte vërtet e mirëformuar, e shkruar jashtëzakonisht mirë dhe kishte fjalë për fjalë gjithçka që doja. Por më pas shikova më afër dhe kuptova se ishte thjesht një kopje dhe ngjitje e gjithçkaje që kisha vendosur në përshkrimin e punës,” tha ajo për Business Insider. Tang përmendi më tej se ChatGPT madje kopjoi përvojën e saj në letrën motivuese."Kishte një pjesë në përshkrimin e punës ku unë kisha thënë gjëra të tilla si, "Unë kam drejtuar një biznes për pesë vjet" dhe më pas edhe letrën motivuese.

Tang kishte dyshuar, por nuk ishte e sigurt se punëkërkuesi përdorte ChatGPT për të shkruar letrën e saj të motivimit derisa ajo e kreu vetë testin.

Tang shtoi më tej se ajo nuk ishte e tronditur, por ishte e tmerruar që punëkërkuesi as që u mundua të modifikonte përmbajtjen që kishte kopjuar nga ChatGPT.

Si rezultat, aplikanti për punë nuk e mori vendin e punës.