Deputeti i Komisionit Europian Thierry Breton tha në një konferencë për shtyp se ekzekutivi i unionit është shumë i përqendruar në sigurinë kibernetike dhe kjo ka bërë që Komisioni Europian të ndalojë funksionin e aplikacionit të Tik-Tok në staf.
Stafi i punësuar në Komisionin Europian është urdhëruar të fshijë aplikacionin Tik Tok nga pajisjet e tyre personale dhe institucionale.
Komisioni u shpreh se kjo masë po ndërmerret për “mbrojtjen e të dhënave dhe rritjen e sigurisë kibernetike”, raporton “BBC”.
Kujtojmë se Tik Tok, është në pronësi të kompanisë mëmë "ByteDance", e cila është akuzuar se grumbullon të dhënat e përdoruesve dhe ia dorëzon qeverisë kineze.
Tik Tok pavarësisht këtij "sulmi" këmbëngul se nuk vepron ndryshe nga platformat e tjera sociale.
Komisioni Europian thotë se ka rreth 32.000 punonjës të përkohshëm. Ata kanë afat deri në datën 15 Mars për ta fshirë aplikacionin. Ata që nuk e bëjnë "zmbrapsjen" deri në afatin e përcaktuar, aplikacionet e korporatës, si email dhe Skype për bizneset do të çaktivizohen.