Microsoft po heq WordPad nga Windows pas gati 30 vitesh

Microsoft nuk po përditëson më WordPad dhe planifikon të heqë “përpunuesin e tekstit” nga një version i ardhshëm i Windows.

Gjigandi i softuerit në vend të kësaj do të rekomandojë Microsoft Word.

WordPad u lansua fillimisht si pjesë e Windows 95.

“WordPad nuk po përditësohet më dhe do të hiqet në një version të ardhshëm të Windows”, thuhet në një shënim mbështetës të publikuar nga Microsoft.

“Ne rekomandojmë Microsoft Word për dokumente me tekst si .doc dhe .rtf dhe Windows Notepad për dokumente me tekst të thjeshtë si .txt”.

Microsoft tani do të heqë tërësisht WordPad-in në një “lëshim të ardhshëm të Windows”, i cili ka shumë të ngjarë të jetë versioni i Windows 12 që presim të shohim në 2024 me shumë veçori të fuqizuara nga AI.