Gjiganti i teknologjisë Samsung ka rregulluar Microsoft Intune, një shërbim i unifikuar i menaxhimit të pikës fundore të bazuar në cloud, problem në telefonat inteligjentë Galaxy S22 dhe Galaxy S21 që përdorin Android 13.
Disa përdorues ishin përballur me probleme me aplikacionet Intune në telefonat e tyre që kur i përditësuan ato në paisjen e re të kontrollit (firmware) raporton SamMobile.
Për më tepër, përdoruesit nuk mund të përfundonin regjistrimin kur krijuan një profil pune për siguri.
Samsung tashmë ka dalë me një zgjidhje për problemin.
Gjiganti i teknologjisë tha se e ka rregulluar problemin nga ana e serverit dhe këshilloi përdoruesit të rindezin pajisjet e tyre përpara se të konfigurojnë profilin e punës.
Kur përdoruesit do të fillojnë procesin e regjistrimit pas rindezjes së telefonit, ai do të shkarkojë automatikisht politikën e pajisjes Android, pas së cilës përdoruesit do të mund të kryejnë regjistrimin.
Nëse kjo nuk funksionon, kompania u sugjeroi përdoruesve të shkarkojnë manualisht politikën e pajisjes Android nga Play Store dhe të fillojnë përsëri procesin e regjistrimit, thuhet në raport.