Transaksionet u zhvilluan mes të hënës dhe të mërkurës së kësaj jave sipas denoncimeve në Komisionin e Letrave me Vlerë.
Në fillim të këtij viti, Musk u tha miliona ndjekësve të tij në mediat sociale se ai "nuk kishte planifikuar shitje të mëtejshme TSLA" pas 28 Prillit.
Sipas firmës kërkimore financiare “VerityData”, Musk ka shitur 94,202,321 aksione deri më tani me një çmim mesatar prej 243,46 dollarë për aksion për të ardhurat para taksave prej rreth 22,93 miliardë dollarë.
Drejtori i kërkimit për “VerityData”, Ben Silverman në një email për “CNBC” theksoi: "Shitjet e mëparshme të Musk që shkojnë deri në nëntor 2021 ishin të përcaktuara në kohë, kështu që aksionerët e Tesla duhet t'i kushtojnë vëmendje veprimeve të Musk dhe jo fjalëve të tij ose mungesës së tyre kur bëhet fjalë për shitjen e tij të fundit.”
Ai vazhdon të shesë pjesë të pronave të tij të konsiderueshme në Tesla pasi ra dakord të blinte Twitter në një marrëveshje me vlerë 44 miliardë dollarë. Blerja u mbyll në fund të tetorit.
Musk, i cili është gjithashtu CEO i SpaceX, një kontraktor kryesor i mbrojtjes e emëroi menjëherë ve
Pas blerjes së Twitter, ai u tha punonjësve se shiti aksionet e Tesla për të "shpëtuar" biznesin e tyre.
Aksionet e Tesla kanë rënë këtë vit dhe ranë akoma dhe më shumë kur bleu Twitter. Aksionet e Tesla u mbyllën me 2.6% të mërkurën në 156.80 dollarë, duke ulur kapitalizimin e tregut të kompanisë në 495 miliardë dollarë. Aksionet e Tesla-s ranë 55% nga viti deri më tani që nga mbyllja e së mërkurës.