Theodor Adorno (1903-1969), një filozof dhe sociolog gjerman që u strehua në Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, bëri shaka me mbledhjen e të dhënave dixhitale të amerikanëve, duke e quajtur vendin "Shtetet e Bashkuara statistikore". Që atëherë obsesioni i Shteteve të Bashkuara me numrat duket se është rritur…
Amerikanët mbledhin dhe analizojnë të dhëna për gjithçka, aq shumë sa që në vend që të jenë njerëz, të jenë social, janë shndërruar edhe më shumë në “robotë”. Të dhënat e fundit kanë bërë me dije se duket se amerikanët e duan më pak njëri-tjetrin…
Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja e Regjistrimit të SHBA-së (ekuivalenti kombëtar i statistikave italiane) nga viti 2014 mund të ketë pasur një ndarje në kontaktet sociale në Shtetet e Bashkuara.
Më tej mes 2010 dhe 2013, sasia mesatare e kohës që amerikanët shpenzonin me miqtë e tyre çdo javë ishte e qëndrueshme në rreth 6 orë e gjysmë, pothuajse e njëjtë me atë që ka qenë për dy dekadat e fundit.
Megjithatë në vitin 2019 koha e shpenzuar nga një amerikan mesatar në shoqërinë e miqve dhe të afërmve ra në vetëm katër orë (një rënie prej 37% në pesë vjet, që është tashmë para fillimit të pandemisë Covid-19).
Që atëherë, koha mesatare e kaluar me miqtë në SHBA ka rënë në vetëm 2 orë e 45 minuta në javë, një rënie prej 58 për qind gjatë periudhës 2010-2013.
Edhe pse ky fenomen është i pranishëm në të gjitha grupmoshat, ai është veçanërisht i fortë tek adoleshentët, të cilët shpesh perceptohen si asocialë.
Krahasuar me 2010-2013, të rinjtë amerikanë të moshës 15-19 vjeç po shpenzonin rreth 11 orë më pak në javë me miqtë e tyre në 2021 (një rënie shumë e madhe, prej 64% në më pak se një dekadë).
Por çfarë e ka sjellë këtë ndryshim të papritur?
Pandemia ka të bëjë me të, por pjesa më e madhe e rënies ndodhi shumë kohë përpara ardhjes së Covid.
Hipoteza më e besueshme është se rënia ndër vite ka ndodhur që me mbërritjen e përdorimin e internetit, veçanërisht të celularëve, të cilët depërtuan në tregun e Shteteve të Bashkuara, ku tejkaluan 50% që në 2014.
Si e mësuan amerikanët kaq shpejt që të preferonin komunikimin e ndërmjetësuar me realitetin përreth sesa një marrëdhënie të drejtpërdrejtë?
Aktualisht kjo pyetje është për të gjithë globin, pasi njeriu pyet veten nëse i njëjti fenomen po ndodh apo jo në vende të tjera perëndimore apo nëse në vend të kësaj separatizmi amerikan përfaqëson një lloj prishjeje nervore nacionaliste që ndodh vetëm në atë vend?!