Nga LAIDI FERUNI
Dyqani juaj i hapur 24 orë
Nëse biznesi juaj është i limituar thjesht fizikisht, kjo do të thotë që është i limituar dhe nga një orar, nga punonjësit që ka, nga ditët e pushimeve, etj.
Kjo nuk aplikohet tek dyqanet online. Një dyqan online është i hapur 24 orë për ju, çdo ditë të vitit dhe nuk ka nevojë për shitës që të funksionojë.
Nuk mund t’ju them se sa herë jam zgjuar mengjeseve me dhjetra porosi të bëra gjatë orëve të vona të natës.
Siç thotë dhe populli, koha është flori, dhe me një dyqan online, mund të blini kohë pa limit, pa qënë nevoja të qëndroni pa pushim në krye të detyrës dhe pa punësuar punonjës të rrinj.
Kosto shumë efektive
Qeraja: 500 Euro
Dritat: 100 Euro
Punonjësit: 700 Euro
Interneti: 20 Euro
Shërbime të zonës: 50 Euro
e me rradhë…
Ju tingëllon familjare?
Çdo biznes fizik ka kosto të larta për tu mirëmbajtur.
Shpesh herë më pëlqen të ec rrugëve dhe thjesht të vëzhgoj bizneset e ndryshme nëpër rrugë. Të shoh mënyrën si punojnë, sa klientë i kalojnë në dyqan, sa produkte kanë brënda etj. Dhe mbi të gjitha më pëlqen të parashikoj me mendje se çfarë kostosh mund të kenë.
Në Shqipëri sidomos, është e frikshme se sa biznese janë thjesht në situatë mbijetese nga dita në ditë.
Dhe kjo e gjitha sepse pa nisur muaji akoma, do i bëhet llogaria e qerasë, e punonjësve, e taksave e me rradhë…
Një dyqan online, na mundëson të aksesojmë një treg më të madh, pa limitim kohe, pa pasur nevojë që klienti të paraqitet tek biznesi jonë fizikisht dhe së fundmi duke shpenzuar shumë më pak para.
Nëse do ndërtonit një dyqan me shopify.com si shëmbull (për të cilën do flas më poshtë), do ju kushtonte rreth 29$ në muaj për të mbajtur dyqanin aktiv.
Kjo është e vetmja qera që do duhej të paguanit, për të pasur një dyqan hapur 24 orë.
Kostot për të mënaxhuar një dyqan online, janë shumë të ulëta dhe po ashtu reklamimi për ti promovuar ato.
Të thjeshta për tu menaxhuar dhe për tu nisur
Të nisësh një dyqan ose biznes fizik, kërkon zakonisht mijëra e mijëra euro investim.
Disa para do ti marri arredimi, disa infrastruktura, disa reklamat e banerat, disa kontraktorët që duhen paguar dhe lista vazhdon.
Mos flasim për rastet kur një biznesmen e blen dyqanin (pronën).
Personalisht këto raste me duken më të pa-justifikuarat nga ato që dëgjoj. Mbase të bleje një dyqan fizik para 10 vitesh bënte deri diku llogjikë, por sot, në 2018–2019, kjo realisht më duket dicka me kosto oportune shumë të lartë.
Një dyqan online ka 0 kosto për tu nisur, ose një kosto minimale investimi fillestar nëse leni një kompani ose ekspert ta hapi dyqanin për ju dhe sërish nuk ja vlen të përmëndet fare si shpenzim, nëse llogarisim faktin që brënda një kohe shumë të shkurtër, do keni mundësinë të përfitoni akses në një treg pa limit dhe të mund të shisni menjëherë.
Personalisht nëse do doja të hapja një dyqan në çfarëdolloj fushe shitjesh (sidomos kur flasim për produkte fizike), me sinqeritet as nuk do e mendoja për asnjë sekond të hapja një pikë fizike shitjesh.
Sot, në 2019, mund të hapësh një dyqan edhe brënda 30 minutash nëse di se çfarë bën.
Potenciali:
Marrim një rast imagjinar.
Nëse do kishim një dyqan këpucësh në bllok…
Mbase do gjeneronim rreth 30,000 Lek të reja në ditë, pra rreth 900,000 në muaj, nga të cilat rreth 300,000 do jenë fitim bruto dhe me pak se 100,000 neto.
E gjithë kjo supozuar që çdo gjë shkon mirë.
Edhe nëse biznesi i mësipërm, bën marketing perfekt, shërbim perfekt, menaxhim perefekt, kush është maksimumi i zhvillimit që mund të realizojë?
30%, 50%, 100%, 300%?
Cilado shifra, ka një limit, sepse siç e përmëndëm dhe më parë, zona gjeografike është e kufizuar.
Në të kundërt, një dyqan online, ka limit të pa përcaktuar.
Ndonjëherë, nëse biznesi është i mirë, mund të rritet me 1000%, 2000% e me rradhë dhe madje mund të zhvillohet përtej territorit vendas, ne vende të tjera të huaja.
Një nga bizneset e fundit Shqiptare që kam menaxhuar si shëmbull, shet produkte në të gjithë botën duke i dërguar ato me Fedex nëpër klientët e vetë në të gjitha trevat me kosto minimale.
Biznesi online, realisht nuk ka limit.
Marketingu është i lirë dhe shumë efektiv
Reklamimi i një dyqani online është relativisht i lehtë dhe mbi të gjitha i lirë.
Nëse bëni biznes në Shqipëri, atëher do mund të shijoni kostot shumë më të ulëta (krahasuar me vendet e zhvilluara) të reklamimit në Facebook dhe Instagram.
Këto platforma të lejojnë të arrish qindra mijëra njerëz brënda dite, me një kosto shumë minimale.
Jo vetëm kaq, por dhe mjetet që na ofrojnë platforma si Facebook për të reklamuar dhe targetuar klientët tanë ideal, janë jashtëzakonisht efektive.
Nëse dini çfarë bëni në këtë pjesë, do mund të arrini rezultate që as vetë ndoshta nuk i keni imagjinuar.
Këtë ja u thotë një person që ka menaxhuar qindra mijëra euro buxhete reklamimi online për klientë të ndryshëm dhe ka parë se si qarkullojnë miliona euro çdo vit nëpër biznese aq të thjeshta saqë nuk do jua priste mendja asnjëherë që do mund të arrinin kaq shumë rezultate vetëm nëpërmjet një dritareje online.
Pra…
Përmëndëm 6 pika të rëndësisshme se pse duhet të hapni një dyqan online.
Duke supozuar që jeni të bindur tashmë (të paktën pjesërisht) për disa nga shume benefitet e të hapur një dyqan online, kalojmë tek pyetja finale…
Si të hapësh një dyqan online?
Për këtë ka shumë mënyra të ndryshme.
Një nga mënyrat është të punësoni një programues (nëse nuk jeni një vetë), për të ndërtuar një të tille nëpërmjet një prej platformave ekzistente në treg si Magento, Prestashop, Woocomerce (mos u shqetësoni shumë nga emrat, nëse nuk i njihni, nuk është e thënë ti dini) etj…
Mënyra e mësipërme mund t’ju bëjë punë, por në rastin më të mirë do ta rekomandoja për kompani të mëdha me buxhete të larta, sepse shanset janë që do shpenzoni shume para për ta hapur një të tillë dhe më pas për ta mirëmbajtur atë.
Edhe sikur të zgjidhni mënyrën e mësipërme, personalisht si ekspert i fushës se e-commerce, mund t’ju them që asnjë nga platformat e mësipërme nuk më pëlqen shumë (për shumë arsye te ndryshme).
Mënyra që unë preferoj më shumë se çdo gjë tjetër në treg, është të krijoj dyqane online me platformën Shopify , e cila është jo vetëm platforma më e mirë në treg aktualisht për shitje online, por është dhe e përdorshme nga çdokush.
Pra nëse keni pak vullnet dhe dëshirë, mund të vizitoni faqen e Shopify sot, të krijoni një dyqan dhe të filloni të shisni brënda dite.
E vetmja gjë që ju duhet, është një produkt ose diçka për të shitur dhe për këtë kemi bërë disa postime në këtë grup që mund ti shihni si dhe do bëjmë të tjera.
Nëse ju ka pëlqyer ky artikull dhe nëse e shihni e-commerce si mundësi, filloni mendoni tani, çfarë mund të jetë një produkt apo seri produktesh që mund të shisni online?
Nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të dali nga një mendim i vetëm
Dhe nëse nuk dëshironi të ndiqni e-commerce si rrugë për të fituar online, mund të konsideroni alternativën që ta ofroni atë si shërbim për biznese të ndryshme dhe të fitoni të ardhura në bazë të shërbimit që ofroni.
Është plotësisht realiste për një individ apo biznes në Shqipëri për të fituar 1000-3000+ Euro në muaj duke bërë dyqane për individë apo biznese nëpër botë.
Personalisht ka pasur raste ku kam gjeneruar edhe 5000+ Euro në muaj nga nje klient i vetëm, prandaj sido që ta shihni, ju sugjeroj të hidhni një sy e-commerce sepse është edhe e tashmja edhe e ardhmja e tregtisë botërore.