Për një student që kalon ditën mes leksioneve, kërkimeve dhe aktiviteteve shoqërore, një
telefon i zgjuar nuk është më luks ,por mjet pune. Me Awesome Intelligence, Galaxy A56
përdor inteligjencën artificiale për të përmirësuar fotografitë e shënimeve në klasë, për të
përzgjedhur imazhin më të mirë në një grup fotosh, ose për të kërkuar informacione thjesht
duke rrethuar një objekt me “Circle to Search”. Gjithçka ndodh me intuitë, pa humbur kohë
dhe pa ndërlikime.
Prindërit që përpiqen të menaxhojë kohën mes punës, familjes dhe kujdesit për fëmijët, e
vlerëson më shumë se kushdo Awesome Fundamentals. Me bateri 5000 mAh që zgjat gjatë
gjithë ditës, me karikim të shpejtë që nuk të lë në pritje, dhe me ekran Super AMOLED të
qartë e të ndritshëm që i lejon të lexojë, të planifikojë dhe të komunikojë edhe në lëvizje,
telefoni nuk është vetëm një pajisje, por bashkëpunëtori më i besuar.
Për të rinjtë e apasionuar pas videove, fotografisë dhe rrjeteve sociale, Awesome Camera
bëhet thelbësore. Kamera kryesore 50MP e Galaxy A56 jep pamje të mprehta dhe me
ngjyra të gjalla, qoftë në natyrë apo në mbrëmje me drita të ulëta. AI përmirëson
automatikisht pamjen e portreteve apo ushqimit, ndërsa funksionet si “Object Eraser” heqin
elementët e padëshiruar nga sfondi duke ruajtur ritmin krijues të çdo përdoruesi. Kështu
shmangni orë të tëra editimi dhe përdorimin e programeve që shpesh kërkojnë pagesë. Kjo
kohë e fituar mund të përdoret për të gjeneruar edhe më shumë ide kreative që mund t’i
ndani me miqtë në rrjete sociale.
E gjitha kjo mbështetet nga një ndërfaqe e thjeshtë për t’u përdorur, një dizajn elegant dhe
përditësime të zgjatura që i japin jetëgjatësi investimit tuaj. Galaxy A36 dhe A26 vijnë
gjithashtu me versionet e tyre të fuqishme të funksioneve të inteligjencës artificiale, me
kamera të mprehta dhe performancë solide për përdorim të përditshëm.
Dhe nëse ende nuk jeni pjesë e familjes Galaxy, Samsung ka menduar edhe për ju. Me Try
Galaxy, mund të testoni përvojën Galaxy AI dhe ndërfaqen intuitive direkt nga telefoni juaj
aktual, pa qenë nevoja ta ndërroni menjëherë pajisjen.
Sepse një telefon nuk është vetëm një mjet teknologjik, por pjesë e jetës sonë të
përditshme. Me Galaxy A56, A36 dhe A26, kjo pjesë bëhet më e zgjuar, më kreative dhe më
e qetë.