Google “vishet” kuq e zi për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Motorri i kërkimit "Google" ka surprizuar këtë mëngjes të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, pasi faqja kryesore e tij mban flamurin kuq e zi me shqiponjën dy krenare...

Sot të gjithë shqiptarët anembanë globit festojnë 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe kudo ka festë. Nga Vlora në Tiranë e nga Tirana në Prekaz dhe më tej në diasporë festohet kuq e zi.

Për të shtuar dhe më shumë “dozën” festive motorri i kërkimit Google në nder të kombit shqiptarë në këtë 110 vjetor është veshur kuq e zi.

Google ka ndryshuar kopertinën e saj kryesore, duke vendosur flamurin e Shqipërisë që valëvitet si shenjë respekti ndaj këtij kombi.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.