Blerësit e iPhone 14 Pro dhe Pro Max mund të kenë më shumë kontroll mbi ekranin gjithmonë ndezur always-on display të telefonit të tyre. Zhvillimet e fundit tw Beta për iOS 16.2 e ardhshëm përfshin opsione që ju lejojnë të fshihni sfondin dhe njoftimet gjatë përdorimit të funksioneve, sipas raporteve nga MacRumors dhe 9to5Mac.
Çaktivizimi i të dyjave me aktivizimin always-on display do ta bëjë të mundur që të shihni vetëm një orë dhe miniaplikacionet e ekranit tuaj të kyçur kur telefoni juaj është i kyçur, sipas një imazhi të postuar në Twitter nga redaktori i 9to5Mac Chance Miller. Versionin iOS që lansohet aktualisht, do tw pwrfshi gjithçka ose asgjë; mund të keni ekranin gjithmonë ndezur që do të shfaqë një sfond dhe njoftime, ose mund ta çaktivizoni, duke e lënë bosh ekranin e telefonit tuaj kur është i kyçur dhe në gjumë, ashtu siç kanë funksionuar gjithmonë iPhone-ët.
Që nga lansimi i tij, ekrani gjithmonë i ndezur i iPhone 14 Pro është dukur pak i çuditshëm. Ndërsa ka me siguri disa njerëz që kënaqen duke i ndezur gjithmonë sfondet e tyre (me ngjyra të sakta, pavarësisht pamjes së zbehtë), shumë recensues e gjetën atë paksa shpërqendruese. "Unë do të preferoja një orë bardh e zi të stilit Pixel në vend të diçkaje që duket sikur telefoni im është zgjuar gjatë gjithë kohës," tha Nilay Patel i The Verge në rishikimin e tij. "Shpresoj që të shohim disa opsione personalizimi këtu në të ardhmen."
Duket sikur Apple e ka dëgjuar këtë reagim dhe po punon për ta bërë atë realitet, megjithëse vlen të përmendet se një shqyrtim që shfaqet në një Beta nuk është konfirmim 100 për qind që do të dërgohet në sistemin operativ përfundimtar. Gjithsesi, është e qartë se funksioni tjetër në listën e detyrave të Apple është një opsion për të ndërruar sjelljen me prekje/shtypje të gjatë për aplikacionet në Dynamic Island.