Themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos së fundmi ka dhënë një intervistë për CNN me Lauren Sánchez, ku për herë të parë ai ka deklaruar se do të dhurojë shumicën e pasurisë së tij.
Bezos ka planifikuar të dhurojë shumën prej 124 miliardë dollarësh, për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të mbështetur njerëzit që mund të bashkojnë njerëzimin përballë, duke marrë shkas nga ndarjet sociale dhe politike.
Kujtojmë se miliarderi Bezos është kritikuar më parë pasi nuk nënshkori “Giving Pledge”, një premtim i disa prej njerëzve më të pasur në botë për të dhuruar pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për bamirësi.
Ish-gruaja e tij MacKenzie Scott, në vitin 2019 e nënshkroi “Giving Pledge”, duke u bërë një nga filantropistet kryesore në SHBA. Deri më tani në total ajo ka dhuruar 12.5 miliardë dollarë.