“Black Friday” dhe “Cyber Monday”, janë një mundësi për markat e mëdha dhe të vogla për të "mbuluar" një periudhë të vitit që zakonisht është në rënie. Pas periudhës së verës në fakt, familjet priren të kursejnë për në tetor dhe nëntor dhe më pas të kthehen për të shpenzuar në dhjetor për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri e më tej në janar me shitjet dimërore. Operacioni komercial i të Premtes së Zezë (duke lënë mënjanë origjinën që datojnë rreth 100 vjet më parë me iniciativat e Macy's, pas Ditës së Falënderimeve) ka pikërisht këtë qëllim.
Por pyetja që i bëjmë vetes është kjo: Po sikur markat të përfitonin nga Black Friday dhe Cyber'Monday për të ndërtuar besnikërinë e klientit?
Si kanë ndryshuar zakonet e blerjeve të klientëve që kur ky “operacion komercial” ka vënë njerëzit në lëvizje për blerje masive?
Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, le të fillojmë me dy studime të kryera nga Salesforse dhe Epsilon.
E para tregon sesi tani më shumë se kurrë klienti edhe gjatë “Black Friday” dhe “Cyber Monday” preferon një markë që ofron gjithashtu një përvojë unike, të personalizuar blerjeje.
E njëjta tendencë konfirmohet nga Epsilon, në kërkim del se 80% e konsumatorëve kanë më shumë gjasa të blejnë kur u ofrohen përvoja të personalizuara.
Një person tani mund të blejë gjithçka në internet me një kosto shumë herë më të ulët. Për ta "sjellë" në dyqan duhet të ofrohet diçka më shumë: një përvojë. Ka dyqane që ofrojnë shampanjë, të cilat prezantojnë vepra arti brenda dyqanit, të cilat ofrojnë shërbim të personalizuar dhe me rezervim për çdo klient.
Përfitoni nga Black Friday dhe Cyber'Monday për të ndërtuar besnikëri
Këto dy ditë të nëntorit janë të dobishme për të mbushur "vrimat" që na kanë munguar. Disa marka shfrytëzojnë rastin për të ndërtuar besnikëri ndaj klientit.
Raporti i Yotpo's State of Brand Loyalty 2022, thotë se programet e besnikërisë, pra ditët e caktuara të vitit për blerje të mëdha e bëjnë shumicën (deri në 60%) e blerësve globalë më besnikë ndaj një marke.
Strategjia e përdorur është t'ju ftojë të bëni një blerje të përshtatshme gjatë këtyre dy ditëve, por në të njëjtën kohë të orjentoheni tek produktet që ju keni më shumë nevojë.
Por cilat janë teknikat e besnikërisë?
Besnikëria synon të arrijë një rezultat të dyfishtë: nga njëra anë të shitet sa më shumë dhe nga ana tjetër të parandalojmë klientët të blejnë tek konkurrentët.
Për ta bërë këtë duhet;
Të punohet më rrjetet sociale, duke sjellë përmbajtje argëtuese
Të dërgohen SMS të personalizuara dhe oferta ekskluzive
Marketing me e-mail për të mbajtur të përditësuara kontaktet mbi ofertat, lajmet dhe politikat e kompanisë
Blerjet me kartë, ku për çdo blerje rriten pikët. Në këtë mënyrë klientët shpenzojnë më shumë për të marrë zbritje dhe kupona.
Zakonet ndryshojnë dhe marketingu bashkë me to!
Me kalimin e kohës, zakonet e blerjes dhe shitjes kanë ndryshuar. Nuk mund të anashkalojmë situatën ekonomike dhe politike ndërkombëtare, koston e shtrenjtë të energjisë, zgjatjen e kohës së dorëzimit të lëndëve të para dhe shumë faktorë të tjerë që vitet e fundit po ndihen ndjeshëm.
Sipas hulumtimit nga McKinsey, më shumë se 65% e konsumatorëve kanë provuar sjellje të ndryshme blerëse që nga fillimi i pandemisë dhe synojnë t'i inkorporojnë ato në të ardhmen.
Blerësit ndryshojnë markat dhe produktet me një shpejtësi të paparë më parë, kjo është arsyeja pse investimi në besnikëri është thelbësor. Përndryshe njerëzit do të vazhdojnë të blejnë, por do ta bëjnë diku tjetër.