Tetë milionë njerëz në më shumë se 120 vende tashmë po shijojnë një mënyrë hibride të punës në hapësirat moderne dhe të pajisura teknikisht falë IWG - dhe ky trend nuk ka për tu ndalur së shpejti. Hulumtimet tregojnë se 63% e kompanive me rritjen më të shpejtë e kanë njohur tashmë potencialin dhe kanë zbatuar këtë model bashkëkohor pune. Nga kjo përfitojnë punonjësit, ekonomia dhe mjedisi. IWG tani po synon të zgjerojë modelin e punës së së ardhmes në Ballkanin Perëndimor, një treg me potencial të madh. Lideri global në ofrimin e hapësirave të punës është në kërkim të pasurive të paluajtshme, si dhe partnerëve të franshizës për ta arritur këtë dhe ka një sërë markash, duke përfshirë Regus dhe Spaces që i përshtaten çdo tipi të punonjësve hibrid.
Rritja e kërkesës për hapësira hibride të punës tërheq më shumë oferta
Tridhjetë vjet më parë, Mark Dixon themeloi IWG, një kompani e suksesshme në mbarë botën që e
nxori jasht mode modelin tipik të punës "9 me 5". Pronat e pozicionuara mirë në mbarë globin tani
po bëhen vende pune hibride. Dëshira për të ulur kostot dhe për t'u bërë më e qëndrueshme po bën
që kërkesa për zgjidhje hibride të punës të rritet - veçanërisht në mesin e kompanive në Ballkanin
Perëndimor. Edhe lideri i tregut botëror e ka njohur këtë trend dhe ka vendosur të zgjerojë rrjetin e
tij. Rreth 1000 vende të reja në mbarë botën do t'i shtohen rrjetit global vitin e ardhshëm dhe në një
periudhë afatmesme, IWG synon të hapë 5 qendra në Shqipëri. Kjo u jep kompanive fleksibilitetin
financiar për të investuar në punonjësit e tyre dhe rritjen e biznesit, në vend të hapësirave ku ata
punojnë.
Kompanitë e sotme dëgjojnë punonjësit e së nesërmes
Punonjës më të shëndetshëm, më të balancuar dhe më produktivë janë rezultat i faktorëve të ndryshëm pozitiv. Më shumë se tre të katërtat e 28,000 punonjësve të Cisco-s, të anketuar në studimin e tij global 1 , konfirmuan një efekt pozitiv në mirëqenien e tyre emocionale, financiare, mendore, fizike dhe sociale. Në një kohë kur ekuilibri punë-jetë është një nga aspiratat më të spikatura të shoqërisë dhe luan një rol të madh në zgjedhjen e një pune, shumë punonjës marrin parasysh distancën e vendit të tyre të punës dhe shtëpisë. 64% e të anketuarve pretendojnë se kanë kursyer rreth katër orë në javë duke reduktuar kohën e udhëtimit. Si rezultat, punonjësit mund të kursejnë mesatarisht 8,000 dollarë në vit, kryesisht në karburant dhe ushqim. Kompanitë gjithashtu mund të kursejnë deri në 11,000 dollarë për punonjës. Shumica e të intervistuarve, rreth 91%, deklarojnë se në të ardhmen do të zgjedhin përdorimin e punës hibride ose në distancë. Megjithatë, një e katërta e tyre dyshojnë se kompania e tyre aktuale është gati për një mjedis pune hibrid.
Zgjidhje fleksibël me fitim të madh
Pjesa e popullsisë që është e punësuar mund të qëndrojë afër shtëpive të tyre, duke mbështetur bizneset lokale – edhe në vende ku ndërtesat e shtrenjta tregtare nuk janë në plan për tu ndërtuar. Rrethinat do të bëheshin më të gjalla – duke ofruar më shumë mundësi për komunitetet lokale dhe bizneset e shërbimeve duke ndihmuar në ribalancimin e ekonomisë.
Reduktimi i udhëtimeve për në punë është masa më e madhe që kompanitë dhe punonjësit e tyre mund të marrin për të ulur gjurmën e tyre mjedisore. Ekspertët kanë llogaritur se çdo shofer makine prodhon rreth 3.2 ton CO2 çdo vit. Ky potencial i madh kursimi do të rritet më tej me ndërlidhje 1 shtesë të IWG dhe partnerëve të tyre. “E ardhmja e punës është tashmë këtu. Dhe vetëm do të përmirësohet”, thotë Mark Dixon.
Investitorët e interesuar dhe partnerë franshize mund të gjejnë më shumë informacion këtu: Franchise Opportunities in Flexible Workspace | IWG (iwgplc.com)