Njeriu më i pasur në botë Elon Musk ka thuajse dy javë që ka blerë Twitterin me plot 44 miliardë dollarë dhe duket se nga ana tjetër nuk ka humbur kohë që si CEO i Tesla-s të vijojë të shesë aksionet shtesë.
Çmimi i aksioneve të Teslas ka rënë me më shumë se 50% që nga fillimi i këtij viti dhe siç duket Musk është ende në kohë për të manovruar…Ai ka shitur aksione të tjera të prodhuesit të makinave elektrike me vlerë 3.95 miliardë dollarë. Aktualisht Tesla po tërheq mbi 40,000 automjete të saj në SHBA për shkak të një problemi të mundshëm me drejtimin e tyre. Shitja e fundit e sjell vlerën totale të aksioneve të Tesla-s të shitura nga Musk në pothuajse 20 miliardë dollarë që kur ai njoftoi në fillim të këtij viti se kishte blerë aksione në Tëitter.
Kujtojmë se Musk përgjatë vitit 2022 ka shitur 8.5 miliardë dollarë aksione Tesla në prill dhe rreth 7 miliardë dollarë të tjera në gusht.
Lidhur më tërheqjen e makinave elektrike Tesla në SHBA ka reaguar prodhuesi i makinave elektrike. Ai ka bërë me dije se sistemi i asistencës së drejtimit me energji elektrike të automjeteve mund të dështojë në rrugë të vështira ose pas goditjeve që mund të marrë përgjatë rrugëve me gropa.