Që prej ditës kur miliarderi Elon Musk mori në dorë Twitter-in po ndodhin mjaft të papritura dhe vazhdimisht po krijohet zhurmë. “Abonimi blu” me një pagesë prej 8 dollarësh në muaj ishte një tjetër vendim i tij që ngjalli jo pak zemërim tek përdoruesit e Tëitter, madje shumë personazhe publik hoqën dorë përfundimisht nga ky rrjet.
Lidhur me zbatimin e planit për “abonentët blu” Elon Musk ka vendosur ta shtyjë për pas zgjedhjeve që do të mbahen në SHBA.
New York Times raporton se verifikimi me pagesë i Twitter do të nisë më 9 nëntor, një ditë pas zgjedhjeve afatmesme në SHBA. Përditësimi ishte planifikuar që të prezantohej më 7 nëntor, ku Musk thuhet se kërcënoi se do të pushonte punonjësit nëse nuk do të përmbushnin këtë afat.
Vonesa e paraqitjes së verifikimit me pagesë vjen pasi punonjësit dhe përdoruesit e Twitter shprehën shqetësimin për ndikimin potencialisht shkatërrues që skema e Musk mund të ketë në integritetin e zgjedhjeve. Mundësia për të blerë statusin e verifikimit do t'i lejonte kujtdo që të marrë një shenjë blu dhe ta përdorë atë për t'u maskuar si figura të profilit të lartë, duke i lejuar ata të publikojnë mesazhe elektorale. Kjo mund të nxisë lehtësisht keqinformimin në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve dhe të dëmtojë zgjedhjet.
Gjasat që Twitter do të bëhet një vatër e rrezikshme dezinformimi nga ndryshimet e Musk nuk janë aq të papëfillshme, pasi raportohe se disa përdorues të verifikuar të Twitter-it kanë protestuar ndaj ndryshimeve të Musk duke treguar se sa lehtë mund të abuzohet me tik-tak blu të Tëitter dhe sa lehtë mund të mashtrohen njerëzit. Artisti Mark Brooks ndryshoi përkohësisht emrin e llogarisë së tij dhe foton e profilit për të imituar Harrison Ford, më pas ndau postime në Twitter nga përdoruesit që besonin se ai ishte aktori i famshëm.
Kujtojmë se “shenja e kontrollit” është përdorur prej kohësh për të konfirmuar vërtetësinë e zyrtarëve qeveritarë, figurave të shquara dhe gazetarëve.