Apple bën njoftimin e rëndësishëm për iPhone 14 Pro dhe iPhone Pro Max

Zyrtarët kanë mbyllur një filial të madh të shtëpisë së fabrikës së iPhone, Foxconn në Kinë, aktualisht dhe më e madhja në botë.

Në fundvit është mirë t’i bëjmë një dhuratë vetes dhe pjesës më të madhe mendja i shkon tek celularët, pasi tashmë janë bërë pjesë e pandashme e jetës tonë. Por nëse doni të blini iPhone 14 Pro ose iPhone Pro Max, do duhet të prisni. Apple ka njoftuar se fabrika e montimit në Kinë po funksionon me një kapacitetet shumë të redukturar.

Për shkak të Covid 19 dhe politikës së Kinës në këtë aspekt (kujtojmë se Kina vijon të jetë në masa të rrepta sigurie ndryshe nga çdo shtet tjetër i botës, për shkak të Covid 19, ku që prej marsit 2020 duket se ende nuk ka normalitet) zyrtarët kanë mbyllur një filial të madh të shtëpisë së fabrikës së iPhone, Foxconn në Kinë, aktualisht dhe më e madhja në botë. Mbyllja është bërë më 2 Nëntor dhe pritet të zgjasë 7 ditë.

“Siç kemi bërë gjatë gjithë pandemisë COVID-19, ne po i japim përparësi shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve në zinxhirin tonë të furnizimit,” tha një deklaratë nga Apple, e cila lançoi linjën e saj të re të iPhone në muajin Shtator. “Ne vazhdojmë të kemi kërkesa të shumta për modelet iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max. Megjithatë, tani klientët do të duhet të presin pak për të marrë produktet e tyre të reja”, thuhet mes të tjerash në këtë komunikim zyrtar.