Sulm “phishing” ndaj Raiffaisen Bank! Çfarë po ndodh?

Kujdes, privatësia juaj në bankë është në rrezik!

Shikoni nga kush ju vjen e-maili!

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një sulm phishing kundrejt Raiffaisen Bank, një ndër bankat më të besuara nga shqiptarët dhe jo vetëm. 

Klientët janë përballuar me e-maile tek të cilët shkruhet “shërbimi juaj do mbyllet” dhe më tej vijon si më poshtë: 

Përshëndetje!

I nderuar klient, na vjen keq t’ju informojmë se shërbimi juaj është gati të bllokohet për shkak të përditësimeve të dështuara, prandaj zona juaj e klientit është kufizuar derisa të përfundojë përditësimi. 

Aktualisht po qarkullon një “phishing page” ndaj të cilit duhet treguar kujdes për të mos klikuar në përditësim të të dhënave tuaja, pasi fare lehtësisht mund të thyhet privatësia juaj. 

Është e rëndësishme të theksojmë se llogaria juaj nuk është në rrezik, sepse banka ka “two factory authentication” për transfertat, por mund të lexohen gjendje dhe të shkarkohen raporte.

Tregoni kujdes se nga kush ju vjen e-maili, lexojeni me vemendje.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga banka në fjalë. Por a duhet të përgatitemi për më shumë?!