Nis rrugëtimin AECA! Nga Tirana me synimin drejt Ballkanit e më tej në Tregun Global të E-Commerce.

Nis rrugëtimin AECA! Nga Tirana me synimin drejt Ballkanit e më tej në Tregun Global të E-Commerce.

 

Të enjten e fundit të Qershorit, më datë 30 u mbajt Eventi Lançues i Shoqatës së Tregëtisë Online në Shqipëri - e njohur si AECA.

 

Në një takim mes Bordit Drejtues, Bashkëpunëtorë si Institucione Publike, Donatorë, Sponsorë, Partnerë Suporti si dhe Përfaqësues të Ministrisë së Financave  u fol rreth E- commerce dhe se çfarë e-commerce  mund të bëj për biznesin apo institucinin tuaj.

 

Salla “Antigonea” në Rogner Hotel priti rreth 300 pjesëmarrës suportues të AECA.

 

Kush është AECA?

 

AECA  është shoqata e parë në Shqipëri e fokusuar tek shitjet online. E krijuar me një qëllim të qartë për të përmirësuar ambjentin e tregtisë elektronike në Shqipëri në mënyrë që të ketë shitje online mbi 20% të totalit të shitjeve.

 “Situata aktuale është shumë mbrapa objektivit tonë, prandaj ne kemi shumë punë për të bërë dhe kemi nevojë për të qënë të bashkuar në këtë sfidë të përbashkët që kemi.”

Për më shumë informacion : https://aeca.al/

Rreth Eventit :

Level Up Your E-commerc!

Kryefjala e këtij eventi ishte se si mund të përmirësohet kompania jote, duke u bashkuar në rrjetin më të gjërë të kompanive të lidhura me fushën e tregtisë online në Shqipëri. Nëse je kompani tregtie, kompani teknologjike, kompani marketing-u, kompani poste apo kompani proçedimi pagesash, atëherë ky event do ju ndihmojë të kuptoni se si mund të shumëfishoni performancën e biznesit tuaj.

 

Përgjatë këtij eventi u prezantuan të gjithë partnerët kryesorë dhe format se si mund të ndihmoni biznesin tuaj, duke u bashkuar me komunitetin më të madh.Midis të ftuarve dhe  shumë personalitete të rëndësishme, ishte  edhe Sharon Gai nga Alibaba.

 

Njihu me folësit e Eventit Lançues të AECA: 

 

Zoti Besart Kadia -Zëvendës Ministri i Financave : Suportues dhe i gatshëm për bashkëpunim për krijimin e një marrëdhënie optimale me AECA."Pandemia por edhe më herët na bëri të kthejmë sytë gjithmonë e më shumë nga e-commerce"- u shpreh ai. " U bë një plan veprimi i cili përfshinte disa institucione si postën, bankat, shoqata të ndryshme të biznesit e tj, sipas të cilit i jepet vëmendja e duhur e-commerce" E- albania është një nga shembujt që tregon përkrahjen e frymës dixhitale.

Zoti Florian Bruetting -GIZ / DEUTSCHE GESELLSCHAFT FÜR INTERNATIONALE ZUSAMMENARBEIT   

I cili foli rreth projektit rajonal për e-commerse të GIZ dhe suportit të dedikuar kundrejt AECA.

"Jo vetëm suportues për AECA por edhe për të ndihmuar akoma edhe më shumë në rritjen e besimit në blerjet Online"

 

 

Zoti Enio Janko -President i AmCham- I cili foli rreth dhomave  dhe shoqatave  të biznesit si motorë shtytës drejt realitetit të dixhitalizimit dhe Se si shoqatat mund t'i sjellin vlerë biznesit!

 

Zoti Mergim Cahani-CEO i Gjirafa.com 

Një nga të parët që "canë dëborën" duke u ardhur në ndihmë shumë të tjerëve në vazhdim. 

Ai u shpreh rreth potencialit të e-commerce në rajon dhe se si një kompani mund të ketë shitje në të gjithë rajonin.

Zonja Lona Alia - Founder tek StyleLend , head of Revenue at SafetyWing

Alia ndau me të pranishmit historinë e saj, të një shqiptari në Silicon Valley.

Se si puna në distancë ka ndryshuar botën dhe ky ndryshim i sjell vlerë kompanisë albania e-commerce.

Zonja Marija Ristovcka- Project Manager Macedonian E-commerce Association

E cila u shpreh suportuese duke treguar se cfarë ka bërë shoqata maqedonase e tregtisë elektronike për biznesin dhe si do të bashkëpunojmë. Ristovcka ndau disa statistika krahasuese midis Shqipërisë ,Maqedonisë dhe Ballkanit duke e renditur Shqipërinë në një nga vëndet me më shumë interes për blerje Online.

Zoti Stephan Joss - Project Director i RisiAlbania- I cili shprehu mbështetjen për qëndrueshmëri dhe rritje nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

 

Zonja Sahron Gai- Head of Global Key Accounts Alibaba Group

Gai theksoi fazat e hershme të tregtisë elektronike në Kin dhe ngjashmëria me Shqipërinë. Mundësitë që sjell Drop Shipping për kompanitë shqiptare të tregtisë elektronike.

 

 

Patjetër ky nuk do të ngelet eventi i vetëm i AECA, u shpreh Valeri drejtuesi i eventit dhe duke i uruar edhe një herë sukses AECA-s i ftoi të pranishmit në Cocktail e organizuar.