Tiranë – 26 Prill 2022 - Natyra po zgjohet, moti më i ngrohtë po vjen. Me ardhjen e pranverës, zakonisht fillojmë me aksione të mëdha të pastrimit të shtëpisë – nga fshirja e pluhurave, pastrimi me fshesë me korrent, ajrimi i dhomave, por edhe rregullimi i gjërave që janë grumbulluar gjatë vitit të kaluar. Prandaj, Samsung ka përgatitur një ofertë speciale nëse blini një fshesë me korrent Samsung Jet ose lavatriçe.
Fshij gjithçka - madje edhe ajrin e keq.
Pas një dimri të ftohtë, tani më në fund mund të hapim dritaret e një pranvere të ngrohtë. Në të njëjtën mënyrë ne duhet të ajrosim dhomat tona. Pluhuri që vjen nga radiatorët apo metodat e tjera të ngrohjes gjatë dimrit mblidhet në ajër, në mobilje, por edhe në dysheme. Për pastrimin ekziston një fshesë me korrent e fuqishme Samsung Jet 75 Complete që pastron lloje të ndryshme dyshemesh me fuqinë maksimale të thithjes. Motori me teknologjinë e konvertuesit digjital optimizon rrjedhën e ajrit, siguron fuqi të lartë hyrëse dhe ruan efikasitet të lartë të energjisë. Për më tepër, teknologjia Jet Cyclone siguron rrjedhje optimale që redukton rezistencën e ajrit, ndërsa 9 ciklonet e saj me 27 hyrjet e ajrit minimizojnë humbjen e thithjes dhe mbajnë grimcat e pluhurit brenda.
Për pastrimin mund t'ju ndihmojnë edhe anëtarët më të vegjël të familjes, sepse Samsung Jet është i lehtë për t'u përdorur dhe lartësia e tij mund të rregullohet sipas dëshirës. Gjithashtu, falë sistemit të filtrimit HEPA me 5 shtresa, fshesa me korrent lëshon vetëm ajër të pastër, duke krijuar kështu një mjedis krejtësisht të shëndetshëm për ju dhe të dashurit tuaj. Grimcat e pluhurit në tapete dhe dysheme të forta pastrohen thjesht me një furçë veprimi Turbo. Ai gjithashtu mund të rrotullohet rreth 3750 herë në minutë, kështu do të përfundoni pastrimin shumë shpejt. Kurseni kohën tuaj të çmuar dhe shpenzojeni më mirë me të dashurit tuaj!
Lani të gjitha rrobat tuaja - madje edhe ato çorapet që keni harruar.
Pas çdo nëne apo amvise fshihet një sasi e madhe rrobash të palara. Para se të vijë fundjava, kur do të lini më shumë kohë për punët e shtëpisë, një grumbull rrobash të palara tashmë ju pret para lavatriçes. Nëse themi se larja e rrobave dhe tekstileve të tjera nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë, vështirë se dikush do ta besojë. Lavatriçja WW8500T me teknologjinë Eco Bubble siguron larje efikase edhe në temperatura më të ulëta, dhe detergjenti kthehet në flluska, duke e bërë më të shpejtë depërtimin në rroba. Një veçori e shkëlqyer është sistemi QuickDrive™ i cili redukton kohën e larjes deri në 50% dhe konsumin e energjisë me 20% pa ulur efikasitetin. Kur një çorape mbetet jashtë lavatriçes dhe dera është tashmë e mbyllur, nuk keni pse të shqetësoheni sepse falë teknologjisë Add Wash mund të shtoni çdo rrobë ose detergjent që keni harruar, edhe gjatë larjes. Në të njëjtën kohë, opsioni higjienik i pastrimit me avull heq papastërtitë e forta dhe 99,9% të baktereve dhe alergeneve nga veshjet. Nëse ende e keni të vështirë të besoni se e gjithë kjo është e mundur, provojeni vetë!
Oferta pranverore
Me pajisjet elektroshtëpiake Samsung shtëpia juaj do të shkëlqejë në pranverë dhe tani mund të përfitoni një dhuratë me vlerë 24,999 lekë me blerjen e Samsung Jet ose mund të blini lavatriçe 8 ose 9kg me çmimin e një lavatriçeje 7kg. Promocioni zgjat nga data 26 prill deri më 8 Maj 2022 dhe për më shumë informacion vizitoni: https://samsung.com/al/offer/clean-promo-2022/.
Gjithashtu, duke kombinuar lavatriçen Samsung WW8500T dhe fshesën me korrent Samsung Jet 75, pastrimi i shtëpisë suaj do të jetë i përsosur dhe do të kurseni para, kohë dhe energji. Të dy produktet vijnë me 5 vjet garanci (2 vjet garanci fabrike + 3 vjet garanci Samsung). Për të fituar të drejtën e garancisë specifike prej 3 vitesh të Samsung, duhet të regjistroheni në faqen e internetit samsung5vitegaranci.al jo më vonë se 30 ditë nga data e blerjes. Për më shumë informacion rreth promocionit dhe listës së produkteve, vizitoni: https://samsung.com/al/offer/clean-promo-2022/.
=#
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com