Muajt e fundit, bota e transaksioneve financiare ka përjetuar një përshpejtim të rëndësishëm drejt pagesave dixhitale.
Nëse dixhitalizimi po ndryshon me shpejtësi pritshmëritë, sjelljet dhe zakonet e njerëzve dhe kompanive, një rol shtytës e ka patur edhe pandemia.
Një nga pasojat që sjell transformimi dixhital qëndron pikërisht në zakonet e reja të pagesës. Përdorimi i parave të gatshme gradualisht po braktiset në favor të pagesave dixhitale.
Qëllimi është që pagesat në Administratën Publike të bëhen më të natyrshme, të menjëhershme dhe të shpejta për qytetarët. Duhet të jetë një gjë normale në çdo cep të kesh akses në një shërbim publik përmes një aplikacioni të thjeshtë, të zgjidhësh një çështje me bashkinë në pak sekonda me një klikim. Vlera e shtuar e këtij projekti është të sjellë në sistemin publik praktikat më të mira të garantuara nga energjitë më të mira të sistemit të tregut privat. Ky është një ndryshim i vërtetë vizioni, në të cilin pagesat dixhitale nuk konsiderohen më si një problem për t'u menaxhuar apo një kosto që duhet bërë, por si një mundësi për të gjithë sektorin publik.